Surdulli takon përfaqësuesit e policisë – diskutohet Karaqeva
Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, të martën ka pritur Ekrem Haxhiun Komandat në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” dhe Besim Kryeziu përgjegjës komandant i vijës së gjelbër.
Takimi i sotshëm i Surdulli me policinë i është kushtuar kryesisht gjendjes së sigurisë në komunën e Kamenicës, përkatësisht në zonën kufitare në fshatin Karaçevë, ku xhandarmëria serbe këtyre ditëve ka dalë në brendi të territorit të Kosovës.
Surdulli edhe në takim me policinë ka shprehur shqetësimet e tij rreth provokimeve të xhandarmërisë serbe derisa Kryeziu dhe Haxhiu, thanë se gjendja e sigurisë është e qetë dhe nën kontroll.
Ata thanë se përkrahja e policisë nuk do të mungoj asnjëherë për të mbajtur gjendjen nën kontroll.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka falënderuar përfaqësuesit e policisë për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që po ia bëjnë komunës së Kamenicës./rajonipress/


