UBT

Banorët e Verbanit kërkojnë investime në infrastrukturë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Hajrush Kurteshi banorë i këtij fshati tha se është shumë e nevojshme të rregullohet rruga Vërban – Goshicë e cila sipas tij është e pakalueshme dhe përveç që lidhë bujqit ajo lidhë edhe fshatin Smirë dhe shtoi se është përparësi se kështu lirohet edhe rruga magjistrale.

Në fshatin Vërban të Vitisë është mbajtur diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2014-2016 ku banorët e këtij fshati kërkuan nga institucionet komunale që sa më parë të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm. Gjithashtu gjatë këtij diskutimi Verbanasit paraqitën disa nga kërkesat kryesore për investimet kapitale për vitet në vijim në këtë fshat si ujësjellësi, kanalizimi, trotuaret për sigurinë e nxënësve si dhe ndërtimin e një ambulante.

Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Islam Jashari tha se është shumë e rëndësishme që planifikimi i buxhetit të mos bëhet duke u mbyllur në zyre , por duke marrë mendimin e qytetarëve për investimet në lokalitetet e tyre.“Përmes këtyre takimeve ne marrim propozimet e qytetarëve dhe do të shikohet që mundësisht të përfshihen ato në buxhetin Komunal” tha Jashari.

Ai tha se komuna edhe vitin e kaluar ka mbajtur diskutime publike dhe atë 10 sosh. Duke folur për buxhetin e këtij viti që është mbi 8 milion euro ai tha se 1.778.000€ janë të dedikuara për investime kapitale duke i përmendur edhe projektet të cilat kanë filluar në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Ndërsa duke folur për investimet kapitale për vitin 2014 tha se janë të parapara 2.250.000 € ku edhe përmendi propozim listën për investime kapitale ku parashihen të realizohen dy projekte për fshatin Vërban dhe atë ujësjellësit dhe kanalizimi.

Uji Dea

Ndërsa Hajrush Kurteshi banorë i këtij fshati tha se është shumë e nevojshme të rregullohet rruga Vërban –Goshicë e cila sipas tij është e pakalueshme dhe përveç që lidhë bujqit ajo lidhë edhe fshatin Smirë dhe shtoi se është përparësi se kështu lirohet edhe rruga magjistrale.

Ndërsa kryetari i këtij fshati Afrim Ramushi tha se përveç projekteve që janë të paraparë për vitin 2014 dhe të cilat janë shumë të arsyeshme duhet të shikohen mundësitë e rregullimin e rrugëve të shkurta që lidhën një lagje me lagjen tjetër por edhe ndërtimi i një ambulante në këtë fshat. “Jemi mirënjohës që për vitin në vijim është paraparë rregullimi i ujësjellësit, por nxënësit e shkollës sonë nuk kanë ujë të pijshëm mandej është cilësuar se më këtë ujë nxënësit nuk guxojnë as të lajnë duart e tyre e lejmë më ta pinë atë. Andaj kërkoj që problemi i ujit në shkollë të zgjidhet qysh në këtë vit pasi që nxënësit nuk mund të presin deri në vitin e ardhshëm” u shpreh Ramushi.

Disa nga banorët kërkuan që të shikohen mundësitë që përveç projekteve në fjalë të rregullohen edhe disa trotuar brenda fshatit dhe atë për sigurinë e nxënësve. Abetare Sylejmani banore e këtij fshati tha se mungesa kryesore për këtë fshatë është uji. “ Mungesë kryesore për banorët e fshatit Vërban është uji, por edhe çdo projekt që bëhet me mjete të komunës të bëhet si duhet dhe të jetë funksional dhe afatgjatë” u shpreh Sylejmani.

Islam Jashari tha se komuna e Vitisë gjatë këtij viti ka një kompani të kontraktuar për mbikëqyrjen e projekteve e cila në rast se paraqitën defekte ka edhe përgjegjësi juridike dhe ajo mund të paditet nga komuna në rast se një projekt nuk kryhet si duhet.

Ky takim është mbajtur në kuadër të diskutimeve publike që po i mban komuna e Vitisë me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2014-2016 dhe është përkrahur nga projekti LOGOS./rajonipress/

Mund të ju interesoj: