Eko Higjiena

“Ikja” pengon liberalizimin!…

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Përparim Sadiku – Shoqëritë e Ballkanit nuk do të integrohen me “sy mbyllur”!… Synimet e shoqërive të Ballkanit (Ilirisë së Lashtë) për tu integruar në botën e civilizuar dhe të zhvilluar demokratike kanë përparësitë e veta politike, para atyre jetësore. Pra, integrimi i Ballkanit është politik!… e jo nga fakti që ka ndonjë standard të zhvilluar jetësor, madje as për së afërmi në raport me shtetet e fuqishme ekonomike të botës, ku edhe synimi është për të shkuar (integruar).

Shoqëritë e Ballkanit nuk do të integrohet me “sy mbyllur”!… Para saj do të përballet “jeta e pa jetë” me “jetën me jetë”, sikurse nata me ditën. Kur kem parasysh se të gjithë ngarendin pas të mirës (jeta me jetë), atëherë e keqja (jeta pa jetë) mbetët e pashpresë për të jetuar. Pra, e rrezikshmja e shumë të mirave nga integrimi është zbrazja e hapësirës ballkanike nga njerëzit. Prandaj, krahas integrimit politik edhe standardi i jetës për shoqëritë e Ballkanit duhet të jetë i njëjtë me shoqëritë e zhvilluara të botës, në të kundërtën projekti i integrimit mbetet si ajo thënia “ Operacioni u kry me sukses po pacienti vdiq”.

“Ikje” në kërkim të një “jete me jetë”

Integrimi i shoqërisë kosovare në botën demokratike do të përballet me divergjencat e mëdha mes jetës në Kosovë me jetën e shteteve të zhvilluara, madje kur dihet se njeriu çdoherë ngarend pas të mirës dhe mundësinë “e ka” për të vendos, konsideroj se shoqëria kosovare, por edhe shoqëria shqiptare si edhe ajo ballkanike në tërësi do të jetë në katrahurë jetësore. Alarmi fillon nga ato shoqëri që nuk kanë ekonomi dhe standard stabil të jetës…

Ikja e shoqërisë kosovare ka specifikat e veta kohore dhe jetësore. Dikur ikja nga vendi ishte si rezultat i frikës dhe dhunës së egër të ushtruar nga pushtuesi fashistë serb mbi shqiptarët, ndërsa pas luftës së vitit 1999, kosovarët ikën dhe ende do të ikin nga Kosova për shkaqe ekonomike, në kërkim të një jete më të mirë, që shteti më i ri, Republika e Kosovës, nuk e ofron.

UBT

Ikja e kosovarëve të bënë të ndihemi keq, e jo për tu çuditur!…, ngase është trishtuese që në shek. XXI të shikosh ende shqiptar se si maltretohen burgjeve të botës në kërkim të një “jete me jetë”. Trendi i ikjes pengon procesin e liberalizimit!….

Trendi i ikjes ndalet me perspektivë jetësore, jo me dhunë…Ministre!

Papunësia, mosfunksionimi i ligjit, shkelja e të drejtave njerëzore, shërbimet jo të mira institucionale, arsimim jo cilësorë, politika e pandershme, nepotizmi kanë bërë që qytetari i Kosovës të mos shikon perspektivë në shtetin e tij dhe se alternativë i ka mbetur vetëm ikja. Kjo nuk është e pakushtueshme për qytetarin, ngase ka nga ata qytetar që kanë dhënë deri në 5000 euro për kokë për të ikur nga vendi. Ka nga ata kosovar që kanë ikur dhe janë kthyer në Kosovë në pamundësi për të punuar në ndonjë shtet dhe nuk janë pranuar si azilkërkues, dhe nga kjo aventurë kanë eskalur në depresion psikik. Nuk është e lehtë ti harxhosh eurot e bukës dhe në fund të mos kesh bukë në sofër. Gjendja përveçse është shqetësuese është edhe emocionale!…

“Ikja” është alarm ndërkombëtar!…por, duhet të jetë alarm edhe për ndërgjegjen shtetërore. Trendi i ikjes ndalet me perspektivë jetësore, jo me dhunë…Ministre!. Akuza nuk shkon vetëm për ju, por për politikën antikombëtare dhe antishtetërore të pasluftës, ngase fillet e kësaj gjendje nuk fillojnë me ju e as që do të mbarojnë me ju…, përderisa nuk i rrekemi punëve për së mbari e me ndershmëri. Sa për relaks “dashuria nuk e donë me zor”, Ministre!…Edhe dashuria ndaj vendit ka arsyen e vet!…megjithëse kosovarët e kanë argumentuar dashurinë ndaj vendit nën “tytat e pushkëve”…