Fundamenti

Koalicionet e mundshme në Viti

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Nga Arton Musliu – Rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare reflekton fuqinë reale të partive politike si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Edhe pse ekziston një perceptim për manipulim eventual të zgjedhjeve ky rezultat është pranuar legalisht nga të gjitha subjektet politike dhe nuk ndryshon në masë të madhe potencialin real të këtyre subjekteve. Në këtë kontekst edhe Vitia nuk bën përjashtim. Shprehur në mënyrë koncize radhitja e subjekteve politike është kompatibile me mbështetjen që ato kanë tek qytetarët.

Përjashtim këtu bën Vetëvendosja e cila fatkeqësisht ka degraduar në FER dhe për rrjedhojë mbështetja për të ka rënë dukshëm. Matja e fuqisë së një subjekti gjithmonë për parametër ka rezultatin e fundit zgjedhor. Në këtë drejtim në Viti, në zgjedhjet e fundit parlamentare, PDK ka pasur 5000 vota, LDK, duke mos e llogaritur LDD-në, ka pasur 4000 vota, Vetëvendosje ka pasur 2850 vota dhe AAK ka pasur 2500 vota.

Këto janë numra të përafërt dhe reflektojnë fuqinë reale të këtyre subjekteve. Për të shikuar me saktësi rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të kaluara parlamentare mund të vizitoni faqen e misionit të OSBE-së në Kosovë. Me që data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale është caktuar, partitë politike kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje.

LDK ka caktuar kandidatin e saj Sokol Haliti për të parin e Komunës. Dy partitë e vogla, AAK dhe FER kanë caktuar kandidatët e tyre. Të dy këta kandidat sipas mendimin tim nuk jan pretendent potencial pasi kontributi i tyre në skenën politike është i mangët dhe mbështetja që këto subjekte kanë tek qytetarët e Vitisë në krahasim me PDK-në dhe LDK-në është e vogël. Për më tepër me shndërrimin e Vetëvendosjes në FER dhe ndryshimin kardinal të konceptit politik të saj pritet që ky subjekt të pësoj debakël në këto zgjedhje. Kjo për shkak të averzionit që qytetarët kanë për kandidatin e saj Salih Lakna i cili pa fije turpi mundohet të sajoj rrejshëm kinse kontributin e tij në çështjet kombëtare. Këtë gënjeshtër të tij e ka demantuar aktivisti i çështjes kombëtare Qamil Demiri.

Për më tepër, dhe për më keq, filozofia e tij politike, nëse ka, me prejardhje nga LDK dhe koncepti i real i Vetëvendosjes dallojnë skajshmërisht njëra me tjetrën. Ky demagog me poshtërsinë më të madhe dhe në mënyrë të fshehtë kategorizon aksionet e fundit të VV-së si vandale dhe në një formë aksione rrugaçërie. Dhe, për fund, nuk duhet harruar faktin se ky parashutist e përfitues politik në zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë kandidat për deputet nga radhët e FER-it dhe suksesi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm’. Fuqia e tij në ato zgjedhje ishte 450 vota. E në fshatin prej nga vjen morri hiq më pak se 25 vota.

Uji Dea

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shokun e tij humbës serial Avni Zuka i cili dështoi si me ORA-n ashtu edhe me FER-in. Tani e ka radhën të dështoi edhe Vetëvendosjen e shndërruar në FER.

Por t`i kthehemi analizës. Derisa LDK ka nominuar kandidatin e saj, PDK nuk e ka bërë një gjë të tillë ende. Mbase ndoshta ka kohë. Kur është fjala për PDK-në duhet të ceket një element. Në këtë mandat qeverisës qyteti i Vitisë nuk ka përfituar investime të mjaftueshme nga niveli qendror qeverisës. Të shpresojmë se në rast të fitores së tyre në këto zgjedhje përplasjet në mes të atyre që qeverisin me komunën dhe atyre që udhëheqin me partinë të mos jenë shkak i mungesës së investimeve në komunën tonë.

Duke pasur parasysh faktin se sipas të gjitha gjasave e pritjeve këto dy parti do të maten edhe në balotazh, rëndësi të madhe kanë koalicionet post zgjedhore, përkatësisht ato për balotazh. Në këtë korelacion e konfiguracion forcash FER-i margjinalizohet për arsye objektive dhe statutare. Duke e ditur faktin që FER-i do të jetë pa gjasa reale për të hyrë në balotazh dhe duke pasur parasysh raportin e keq që ka VV në nivel qendror me PDK dhe AAK atëherë të paktën formalisht nuk do të ketë koalicion në mes tyre. Mbetet opsion koalicioni LDK- FER. Edhe ky kombinim nuk është i mundshëm pasi me statut të VV-së ajo nuk hyn në koalicion me asnjë subjekt politik po që se nuk është e para për nga votat.

Roli i AAK-së në kontekstin e koalicionit për balotazh është i rëndësishëm. Meqenëse Skender Hebibi nuk ka guxim politik për ta sprovuar vetën ai po përdor figura të tjera, jashtë strukturave të AAK-së. Kjo është me sherr. Pasi edhe nëse nuk i mundësohet balotazhi AAK dhe Skender Hebibi ëndërrojnë një koalicion tjetër me PDK-në, ku prapë do të përfitonte personalisht ai dhe pak shokë të tij të partisë. Sidoqoftë nuk është vetëm Aleanca ajo që do ti jap kah zhvillimeve politike në Viti pasi Iniciativa e Veteranëve të Vitisë me në krye Selami Nezirin do të futen fuqishëm në skenën politike. Dhe, roli i saj në rast të balotazhit është pothuajse vendimtarë. Kjo për faktin se kjo Iniciativë objektivisht do të marrë vota nga anëtarët e PDK-së, AAK-së dhe VV-së. Me këtë rast LDK krijon një përparësi në rast se është e zonja ti ruaj votat që potencialisht mund t’ia merr kandidati i AAK-së.

Për fund dua të them se në shoqëritë demokratike pluralizmi politik pa opozitë aktive është imazh iluziv. Opozitarizmi i shëndoshë dhe kritika objektive janë elemente të rëndësishme për përmirësimin e qeverisjes me ç’rast si rezultat i këtij përmirësimi përfitojnë qytetarët e Vitisë. Tek e fundit politika dhe politikanët duhet të jenë në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Një qeverisje e mirë gjithsesi do të rezultojë me arsim kualitativ, përkujdesje më të mirë për kategoritë e dalura nga lufta, shërbime publike të dëshiruara, shërbime administrative efikase, shërbime të mira sociale dhe shëndetësore, përmirësim të infrastrukturës…