UBT

Revoltohet Karaqeva, vendos flamuj e pankarta për ta stopuar xhandarmërinë serbe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të revoltuar nga hyrja e xhandarmërisë serbe në brendi të territorit të Kosovës këtë të premte në Rrugën e Breznicës, banorët e Karaqevës janë organizuar dhe kanë vendosur flamuj e pankarta me mbishkrimin “Stop hyrjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë”. Selver Lenjani tha se flamujt shqiptarë dhe ai amerikan janë vendosur pikërisht në vendin ku ka parakaluar me motor xhandarmëria serbe.

Protesta nuk u bëri punë, as thirrjet e lutjet e përditshme drejtuar institucioneve qendrore që të trajtohet seriozisht rasti i Karaqevës. Të revoltuar banorët e Karaqevës të shtunën në mesditë kanë gjetur një formë tjetër për të shprehur revoltën e tyre paqësore.

Uji Dea

Selver Lenjani përfaqësues i këshillit të fshatit tha për rajonipress se askush nuk ka reaguar deri tani rreth hyrjes me motorë të xhandarmërisë serbe.”Ne së bashku me banorët të përkrahur edhe nga diaspora vendosëm që në vendin ku ka parakaluar xhandarmëria serbe e quajtur si “Rruga e Breznicës” të vendosim një barrikadë ku janë të vendosur flamujt shqiptarë dhe ai amerikan” sqaroj Lenjani.

Lenjani tha se kësaj radhe nuk do të lëvizin nga vendi sepse xhandarmëria serbe e ka tepruar me provokime dhe është shumë normale që edhe popullata të frikësohet.”Këta flamuj simbolizojnë se kjo tokë dhe ky vend i takon Kosovës dhe xhandarmëria serbe kur të hasë në këtë barrikadë do të ketë bukur telashe e pasoja. Ne do ta mbrojmë vetë pjesë tonë të tokës e cila është punuar me vite nga stërgjyshërit tanë” tha Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.