Hidromorava

Haziri: Thaçi po e terrorizon Gjilanin me premtime e borxhe

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kreu i LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri dhe deputet në Kuvendin e Kosovës e ka akuzuar Hashim Thaçin në një konferencë për medie këtë të shtunë duke thënë se me premtimet boshe dhe me zhytjen në borxhe po e terrorizon Gjilanin dhe Anamoravën.

Lutfi Haziri në konferencën e së shtunës kryekëput është marrë me deklaratat e Thaçit të bëra një ditë më parë rreth autostradës Ferizaj-Gjilan-Dheu i Bardhë, hapja e Universitetit të Gjilanit, premtimi për Zhegrën komunë dhe premtimi prej 10 milion eurove raporton rajonipress.

Haziri tha se asnjë premtim i Thaçit deri tani nuk është realizuar.”Unë mund t`ia përkujtoj Thaçit premtimin për hekurudhën, që tani ka dështuar e të cilin e ka zëvendësuar me autostradën Ferizaj-Dheu i Bardhë”.

Haziri tha se as ato 10 milion euro të premtuara deri në nëntor nuk mund të ndodhin sepse me rishikim të buxhetit janë paraparë për Gjilanin vetëm 1 milion euro.”Nga këto premtime të mëdha dhe nga borxhet e mbetura e që janë të shumta realisht Thaçi po e terrorizon Gjilanin dhe Anamoravën duke e shndërruar çdo fjalim të tij në premtim elektoral” tha Haziri.

Si pasojë e këtyre premtimeve ka vijuar Haziri, Gjilani është zhytur në kolaps financiar sepse në Gjilan dhe në Anamoravë kemi pak zhvillim ekonomik dhe kemi pak investime të prekshme.”Edhe me rishikim të buxhetit fatkeqësisht Gjilani sërish është i dëmtuar krahasuar me komunat e tjera të cilat edhe pse paguajnë më pak tatime e taksa përfitojnë më shumë se Gjilani”.

Haziri tha se ka menduar që Thaçi do të vije në Gjilan dhe do të bëjë hapjen e zyrës për Luginën e Preshevës, por ai e harrojë këtë obligim kushtetues sikurse që harrojë edhe heqjen e taksave për shqiptarët e atjeshëm. “Lugina duhet të ketë taksa lehtësuese” tha Haziri.

KKVITI

Kreu i LDK-së tha se edhe premtimi për Universitetin e Gjilanit do të ketë kuotizime për studentët e Luginës. “Ne jemi për heqjen e këtij kuotizimi. Qeveria e Kosovë në vend se ta formojë Fondin për Luginën e Preshevës ai me nguti e formojë Fondin për veriun dhe po tregohet se Qeveria dinw tw përdor standarde të dyfishta “ tha ai.

Haziri tutje e ka akuzuar Thaçin që nuk e ka vizituar Muçibabën atje ku po përdhosen figurat historike siç është Idriz Seferi të cilët kanë mbetur pa përkujdesjen e duhur institucionale.

“Thaçi po harron të përmend edhe kampin në Hungari ku mijëra të rinj shqiptarë po bredhin rrugëve e po torturohen. Dhe krejt në fund Haziri është marrë edhe me problemet që ka komuna e Gjilanit.

Ai ka akuzuar pushtetin komunal se ka blerë vetura të vjetruara të cilat nuk janë fare më në përdorim dhe po shfrytëzohen për luks. “Komuna nuk po i zbaton vendimet e Qeverisë siç është rasti i Fidanishtës” tha ai derisa ka thënë se nuk do ta mbështes propozimin e komunës që të jepet me qira “Tregu i gjelbër”.

Edhe për premtimin e Thaçit për Zhegrën komunë, Haziri tha se edhe nëse themelohet kjo komun atëherë ky është premtim elektoral sepse komuna nuk themelohet me një letër.”Zhegra ka pasur ekspertizë teknike dhe nëse bëhet shpejt atëherë ky është një akt elektoral” tha Haziri.

Rreth lumit “Mirusha” Haziri tha se ky projekt po ngec kurse komuna i ka harxhuar mjetet e parapara për këtë projekt./rajonipress/

Mund të ju interesoj: