ARKATANA

Ymeri: Projektet e financuara nga Bashkimi Evropian e kanë ndryshuar Artanën

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Artanës Bajrush Ymeri është takuar me përfaqësueset e Bashkimit Evropian të cilët gjatë qëndrimit të tyre në këtë komunë janë njohur me të gjitha projektet dhe investimet që janë bërë nga Bashkimi Evropian. Bajrush Ymeri ka thënë se këto projekte kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kanë qenë projekte kapitale me vlera jashtëzakonisht të mëdha, të cilat Komuna me buxhetin e vetë nuk ka pas rast që t`i realizojë asnjëherë.

Një delegacion i Bashkimit Evropian e ka vizituar të premten Artanën ku janë njohur me projektet që janë financuar nga ky mekanizëm i rëndësishëm. Për të gjitha projektet e financuara ka folur Bajrush Ymeri.

Në këtë takim të pranishme ishin edhe Carola Schmidt, Leonetta Pajer, Afërdita Tahiri, si dhe dy zyrtaret e Agjensionit të Zhvillimit Rajonal-Lindje Valbona Tahiri dhe Dinore Mehmeti, të cilat po ashtu i njoftuan përfaqësueset me zhvillimet që kanë të bëjnë rreth zyrës së AZHR-së.

Ymeri i ka falënderuar përfaqësuesit e BE-së në emër të qytetarëve të Komunës dhe Bashkimin Evropian për financimin e projekteve të cilat janë realizuar në këtë komunë nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se këto projekte kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kanë qenë projekte kapitale me vlera jashtëzakonisht të mëdha, të cilat Komuna me buxhetin e vetë nuk ka pas rast që t`i realizojë asnjëherë.

Ymeri tha se projektet të cilat vlen t`i përmendi janë projektet e ujësjellësit në fshatin Qulkovc dhe Tullar, pastaj projekti i shkollës fillore në fshatin Pasjak, projekti i ndërtimit të Qendrës së Sporteve në Llabjan, pastaj projekti tjetër i ujësjellësit në fshatin Bostan që realizohet nga IOM-i, staza për ecje tek Kalaja që është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm projekti për Kthim dhe Integrim (RRK III) i cili financohet po ashtu nga Komisioni Evropian dhe implemetohet nga IOM-i, projekte që kanë të bëjnë me Turizmin Rural siç është projekti me CARE International, projekti i Sparkut që ka të bëjë me Qendrën e Bizneseve në përgjithësi dhe së fundi është projekti që pritet të realizohet ai i ndërtimit të shkollës së mesme në fshatin Llabjan.

FIDANISHTJA

Gjithashtu këtu hynë edhe projekti në kuadër të efiqiencës së energjisë elektrike që ka të bëjë për dy shkolla në fshatin Kufcë dhe fshatin Llabjan , dhe projekti i cili është shumë i rëndësishëm ai i trashëgimisë kulturore që ka të bëjë me restaurimin e Kalasë që është në vlerë prej 1.8 milion euro ka thënë Ymeri.

Ymeri tha se duke i pasur parasysh të gjitha këto financime nga Komisioni Evropian mendojë që janë projekte shumë të rëndësishme dhe shumë kapitale që janë investuar në Komunën tonë.

Natyrisht që ka ende për tu bërë dhe për tu investuar dhe ne presim në vazhdim që gjithashtu të ndihmohemi ende, edhe nga BE-ja i cili është njëri nga investitorët më të mëdhenj që investon në Komunën e Novobërdës dhe presim që të kemi mbështetje edhe më tutje dhe natyrisht të kemi edhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë që e kemi pasur deri më tani.

Përfaqësueset e BE-së përveç që patën rasti t`i shohin disa prej projekteve vizituan edhe Kalanë dhe u interesuan më për së afërmi edhe me gjurmimet arkeologjike që po behën nga Instituti i Monumenteve të Kosovës dhe po ashtu për mënyrën e financimit të mëtutjeshëm të restaurimit të Kalas.

Kishte edhe interesim nga këta përfaqësues për projektet për Kthim dhe Ri-Integrim që është duke u realizuar në Komunën e Novobërdës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: