Uji Dea

Braktisin Vetëvendosjen, kalojnë në AKR

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dhjetë ish anëtarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ju bashkuan sot degës së AKR-së në Kamenicë. Në disa takime të mbajtura në selinë e degës së AKR-së ata u pritën nga Kryetari i degës Fatmir Matoshi dhe nga kryetarja e FG të AKR-së Besarta Kallaba. “Anëtarët e rinj të AKR, ish aktivist të LVV do të gjejnë gjithë hapësirën që u ka munguar në subjektin ku ata mund të kenë humbur kohë, por jo edhe përkushtimin, energjitë dhe njohuritë për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe Kamenicën.

“AKR angazhohet në frymë ekipore, dhe anëtarët e sapo ardhur tashmë janë pjesë vitale e ekipit të AKR për Kamenicën. Do të punojmë ngushtë së bashku që qytetarët e Kamenicës të përfaqësohen denjësisht.” tha Matoshi.

ARKATANA

Në emër të anëtarëve të rinj Arton Maliqi dhe Valbona Spahiu kanë deklaruar se duke marrë në konsideratë se ne kemi mbetur po ata që kemi qenë, por ndryshimi ka ndodh në LVV dhe ne nuk përshtatemi më me këto ndryshime që ndodhën atje, ne i bashkohemi sot AKR-së si forca më serioze dhe me programin më të mirë për komunën dhe angazhohemi për implementimin e këtij programi”.

Ndryshe në AKR janë paralajmëruar edhe aderime të reja në ditët në vijim./rajonipress/

Mund të ju interesoj: