Uji Dea

Demiri: Shëndetësia gjilanase para kolapsit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sipas asaj çfarë ekspertët shëndetësorë të AAK-së kanë parë, është thënë se gjendja aktuale e shëndetësisë në nivel të Kosovës dhe me theks të veçantë në Gjilan, është para një kolapsi, para një krize si morale poashtu edhe institucionale. Nëpër qendrat shëndetësore mungon gjithçka, duke u nisur prej insulinës, preparatet për trajtimin e sëmundjeve verore, mungojnë shumica e barnave esenciale dhe e gjithë kjo ka ardhur si rezultat i buxhetit të vogël dhe faktit që shëndetësia asnjëherë nuk ka qenë prioritet për asnjërën prej qeverive, qysh prej pas-luftës është shprehur Xhevat Demiri.

Komisioni për Shëndetësi në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan, të enjten ka mbajtur konferencë për media, në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale në shëndetësinë në nivel të Kosovës, e me theks të veçantë për atë në komunën e Gjilanit.

Kryesuesi i Komisionit të Ekspertëve për Shëndetësi në kuadër të AAK-së në Gjilan, Xhevat Demiri si dhe nënkryetari i këtij komisioni Veton Uka, e kanë cilësuar si të rëndë gjendjen në shëndetësinë gjilanase.

Xhevat Demiri, tha se AAK gjithmonë ka pasur prioritet shëndetësinë dhe kjo është dëshmuar qysh me formimin e sektorit për shëndetësi në nivel qendror në vitin 2008, kryesues i të cilit u zgjodh një doktor nga Gjilani Talat Gjinolli. Qysh nga atëherë, Aleanca gjithmonë ka punuar për sjelljen e reformave të reja në Shëndetësi”tha Demiri.

Demiri tha se tani AAK në Gjilan ka bërë konsolidimin e komisioneve profesionale dhe ripërtrirjen e atij të Shëndetësisë dhe ka arritur që të mbledhë një ekip të jashtëzakonshëm të ekspertëve profesionistë, të cilët po punojnë që kjo gjendje aktuale të ndryshojë në të ardhmen.

ARKATANA

Sipas asaj çfarë ekspertët shëndetësorë të AAK-së kanë parë, është thënë se gjendja aktuale e shëndetësisë në nivel të Kosovës dhe me theks të veçantë në Gjilan, është para një kolapsi, para një krize si morale poashtu edhe institucionale tha Demiri.
“Nëpër qendrat shëndetësore mungon gjithçka, duke u nisur prej insulinës, preparatet për trajtimin e sëmundjeve verore, mungojnë shumica e barnave esenciale dhe e gjithë kjo ka ardhur si rezultat i buxhetit të vogël dhe faktit që shëndetësia asnjëherë nuk ka qenë prioritet për asnjërën prej qeverive, qysh prej pas-luftës”, është shprehur Xhevat Demiri.

Demiri, ka thënë se me ardhjen e AAK-së në pushtet në nëntor, ashtu siç edhe ka premtuar vet kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, shëndetësia do të jetë mbi-prioritetet, duke filluar nga decentralizimi i shëndetësisë, futja e reformave të reja dhe funksionimi i qendrave shëndetësore në mënyrë efektive dhe të përshtatshme për të gjithë, duke filluar nga ekipi profesionistë e pastaj edhe vet qytetarët.

Sa i përket çështjes së furnizimit me barnat esenciale, Veton Uka, nënkryetar i Komisionit për Shëndetësi të AAK-së, ka thënë se në fillim të vitit kalendarik, Ministria e Shëndetësisë bënë ndarjen e buxhetit për barnat esenciale, ku parashihen mjetet e nevojshme për secilën komunë. Kjo bëhet në bazë të numrit të regjistrimit të banorëve dhe sipas doktor Ukës, këtu edhe e kemi dobësinë, sepse ekspertët që merren me këtë lëmi nuk e bëjnë planifikimin e duhur dhe ajo çfarë ndodhë është mospërputhja e kërkesës së madhe të qytetarëve me numrin e vogël të barnave të ofruara.

Komisioni për Shëndetësi në kuadër të AAK-së në Gjilan, përpos Xhevat Demirit dhe Veton Ukës, në përbërjen e saj ka edhe Islam Rashitin, Rita Berisha, Nakie Baliu, Nazmie Azemi, Nazim Hajdari , Shaban Rexhepi, Halil Shala, Begush Canaj, Ibish Ibishi, Xhylie Hajdari ndërsa në të ardhmen priten kooptime të shumta./rajonipress/

Mund të ju interesoj: