UBT

Kreu i BIK në Gjilan uron besimtarët për muajin e bekuar të Ramazanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kam kënaqësinë që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe në emrin tim personal t’ju uroj muajin e Ramazanit, të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit dhe të gjithë besimtarëve kudo që ata gjenden thuhet në urinimin e kreut të Bashkësisë Islame në Gjilan Sylejman Osmanit.

Kreu i Bashkësisë Islame në Gjilan Sylejman Osmani u ka uruar të gjithë besimtarëve muajin e Ramazanit. “Sot është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit, në të cilin i Madhi Zot zbriti Kuranin librin udhërrëfyes dhe drejtues për mbar njerëzimin, përmes së cilit edhe obligoi agjërimin e këtij muaji. Këtij muaji edhe në të gjallë të Muhamedit a.s. iu kushtua një rëndësi e veçante nga vlerat dhe mesazhet e paqes, solidaritetit dhe mëshirës që ka ky muaj. Edhe nga ne kërkohet një përkushtim edhe më i madh në fitimin e begative dhe të mirave që sjell ky muaj. Muaj ku Allahu hap dyert e mëshirës e rahmetit për të gjithë ata të cilët e kryejnë këtë adhurim më përkushtim e devotshmëri” thuhet ne urimin e Osmanit.

Agjërimi i muajt të bekuar të Ramazanit është një prej pesë fondamenteve bazë mbi të cilat sendërtohet feja Islame. Allahu xh.sh thotë:

”O ju që keni besuar, agjërimi është bërë obligim, sikur që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush.”

Agjërimi është rast ideal ku besimtari edhe më forcon bindjen e vetëmohimin, devotshmërinë karshi Krijuesit, ky është edhe qëllimi final i njeriut. Agjërimi është një forcë morale e cila e shtynë njeriun që të jetë edhe më bujar, më i devotshëm më i afërt me njerëzit, ku adhurimi respekti e dashuria ndaj Allahut janë parime kyçe të besimtarit.
Ramazani ka për qëllim të përgatis shoqëri solidarizuese ku mbizotëron dashuria, e respekti mes njerëzve,- njohja e jo largimi është edhe thelbi i mesazhit që sjellë agjërimi i Ramazanit.

ARKATANA

Duke e ditur se njerëzit nëse nuk i bashkon e vërteta, atëherë do t`i përçaj e pavërteta, nëse nuk i bashkon adhurimi i Zotit, do t`i ndaj adhurimi i djallit. Pra ky muaj na përkujton edhe çastet e kërkimit të llogarisë nga ana e Zotit për njeriun, për jetën dhe angazhimin e tij në këtë botë.

Ndaj mësimet e këtij muaji porosisin që zemra e shpirti i besimtarëve në vazhdimësi të jenë në shërbim të mirës dhe largimin nga e keqja, duke qenë në gjendje që të pranojnë agjërimin si një disiplinë morale e njerëzore.

Kam kënaqësinë që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe në emrin tim personal t’ju uroj muajin e Ramazanit, të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit dhe të gjithë besimtarëve kudo që ata gjenden.

Le të shpresojmë që me shfaqjen e hënës së re të Ramazanit, të gjithëve të na shoqërojë mëshira e Allahut dhe falja e Tij thuhet në urimin e kryetarit të KBI në Gjilan, Sulejman Osmanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: