Surdulli: VV po e merr rolin e hetuesit
Gjilan – Kreu i Kamenicës Shaip Surdulli duke ju përgjigjur akuzave të degës së Vetëvendosjes në Kamenicë se gjoja pushteti komunal po e keqpërdor pozitën tha se Komuna e Kamenicës shquhet për transparencë dhe llogaridhënie dhe nga ky fakt edhe kemi marrë mirënjohje nga USAID. Tendencat e VV janë të gabuara sepse ata po e marrin rolin e hetuesve thotë Surdulli.
Kreu i Kamenicës Shaip Surdulli shumë gjakftohtë i ka marrë akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje dega në Kamenicë. VV një ditë më herët e akuzoj Surdullin se po e keqpërdor pozitën e tij zyrtare.
Por, Surdulli në një përgjigje për rajonipress tha se akuzat e tyre nuk qëndrojnë sepse Kamenica është njëra nga komunat më të mira në Kosova që shquhet për transparencë dhe llogaridhënie.”Kamenica ka marrë mirënjohje edhe për kushtet që u kemi krijuar afaristëve dhe natyrisht jemi të hapur edhe ndaj kërkesave të qytetareve , por qasja e VV është mjaft jo profesionale dhe qëllim keqe, sepse ata nganjëherë po e marrin rolin edhe të hetuesve të policisë, sikur që edhe kanë vepruar në disa raste ku edhe kemi dëshmi që ata kanë bërë deklarata të rrejshme gjoja për keqpërdorime të zyrtarëve dhe kryetarit të komunës” tha Surdulli.
Surdulli tha se VV është e arsyeshme që të jetë një subjekt politik që duhet të punoj për të mirën e qytetarëve të komunës dhe të bashkëpunoj me subjektet tjera politike si dhe me pushtetin lokal, krejt për qëllim të mirë, e jo të merr rrugë të gabuar e që nuk i takon”./rajonipress/


