Deputetët gjilanas Haziri e Hyseni në vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian
Gjilan – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, njëherit kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane, deputeti Lutfi Haziri së bashku me nënkryetarin e Komisionit për Pune të Jashtme në Kuvendin e Kosovës Hydajet Hyseni po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian, me rastin e pranimit të Kroacisë në BE.
Me këtë rast deputeti Haziri dhe Hyseni uruan Josip Lekon kryetar i Kuvendit Kroat për pranimin e Kroacisë në BE.
Gjithashtu deputetet Kosovar patën takime pune edhe me Eduard Kukan dhe Stefan Fyle.
Pas takimit me zoti Kukan dhe zoti Fyle deputetëve Kosovar iu konfirmua edhe një herë se marrja e negociatave për MSA dhe dialogu për liberalizimin e vizave janë rrugë e drejtë dhe mundësi për përshpejtimin e Kosovës në ecjen më të shpejt për procesin integrues.
Delegacioni kosovar kishte takime edhe me Parlamentar tjerë Evropian ku nga ata u kërkua mbështetje edhe më e madhe për Kosovën. Gjithashtu nga parlamentarët Evropian u vlerësua jashtëzakonisht shumë koncensuesi politik i arritur në Kosovë, dhe padyshim vlerësohet si model për rajonin duke ju referuar modelit kroat.
Gjithashtu nga këto takime për palën kosovare u kërkua përkushtim më i madh në sundimin e ligjit./rajonipress/

