United Hospital

E arritur e “Vatrës” lobimi për shqiptarët e Kosovës Lindore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sejdullah Kadriu si të arritura për ketë periudhë viti nga Kryesia dhe Kryetari u konsiderua lobimi që iu bë çështjes se pa zgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore nga ana e “Vatrës” gjatë takimeve me të gjitha Partitë Parlamentare të Kosovës, që u bë nga korriku i viti të kaluar e gjeri në tetor të po ati viti.

Në prag të shënimit të 8 Vjetorit të themelimit të shoqatës “Vatra”, të martën është mbajtur takimi i përjavshëm i kryesisë së Shoqatës.

Kjo mbledhje e udhëhequr nga ana e kryetarit të “Vatrës” Sejdulla Kadriu, në të cilin takim është bërë analizimi i të bëmave që kreu “Vatra” nga korriku i kaluar e deri tani, si dhe u diskutua për hapat që do të ndërmarr Shoqata në të ardhmen, pas 8 viteve funksionimi të sajë.

Kadriu si të arritura për ketë periudhë viti nga Kryesia dhe Kryetari u konsiderua lobimi që iu bë çështjes se pa zgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore nga ana e “Vatrës” gjatë takimeve me të gjitha Partitë Parlamentare të Kosovës, që u bë nga korriku i viti të kaluar e gjeri në tetor të po ati viti.

Pastaj u çmua lartë efikasiteti i kryesive të “Vatrës” duke përfshirë edhe ato të Forumit Rinor dhe të Gruas në protestat e shumta dhe reagimet e ndryshme që u bënë për të kundërshtuar largimin e Lapidarit të UÇPMB-së që u bë nga forcat Serbe në Preshevë.

ARKATANA

Aktivitetet humanitare të Forumit Rinor që organizuan të rinjtë në ndihmë fëmijëve të sëmurë, debate me qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore duke shtjelluar mundësitë e kalimit të problemeve që kanë këta qytetarë etj.

Kurse si e arritur me rëndësi të veçantë e punës së “Vatrës” për këtë periudhë u konsiderua kalimi i rezolutës, si nismë, por edhe e propozuar nga Shoqata, në Kuvendin e Kosovës.

Kryesia e “Vatrës” falënderon gjithë anëtarët e tri kryesive dhe aktivistët për kryerjen e obligimeve dhe marrjen e detyrave me përgjegjësi, që dolën të jenë jo pa rëndësi.

Kryesia gjithashtu, falënderon mediat e shkruara dhe elektronike për pasqyrimin e drejtë dhe real të aktiviteteve të Shoqatës.

Kryesia i uron gjithë simpatizantëve dhe anëtarëve te “Vatrës” 8 (tetë) vjetorin e formimit, dhe zotohet se do të vazhdojë të gjendet aty ku e kërkojnë qytetarët, e në ndihmë të tyre, madje do të përpiqet që gjithherë të jetë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.