Eko Higjiena

Stagnon parku në lagjen “Arbëria”, opozita kërkon llogaridhënie

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së ka kërkuar zyrtarisht nga Qemajl Mustafa që të japi informacione në Asamblenë Komunale për ngecjet në punimet e parkut në lagjen “Arbëria”. Elnaim Ymeri punëkryes tha se punimet kanë ngecur sepse Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk kanë lëshuar mjetet e premtuara.

Është nisur me shumë pompozitet projekti i gjelbërimit në lagjen “Arbëria” në Gjilan , por ka një kohë të gjatë që ky park “modern” ka ngecur dhe punimet janë stopuar. Kjo ka ndikuar që Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së të kërkojë informacione zyrtare nga kreu i Komunës Qemajl Mustafa për shkaqet e ngecjes në këtë projekt domethënës për këtë lagje.

Mehmeti tha për rajonipress se projekti në lagjen “Arbëria” është para dështimit dhe kjo tregon qasjen joserioze të Qeverisë ndaj premtimeve të saja, duke dëmtuar edhe njëherë qytetarët e Gjilanit. “Për ne si opozitë është një shqetësim i madh kur punimet ngecin në këso projekte të mëdha. Në atë lagje është krijuar një anarki totale” tha Mehmeti.

UBT

Mehmeti tha se projekti i parkut të Arbërisë është modeli më i mirë i punës së kësaj qeverisje, që vetëm fillon projektin dhe më tutje zhagitet për disa vjet. “Kjo është papërgjegjësi e zyrtarëve komunal dhe në këtë rast zyra e prokurimit do të duhej të jap përgjegjësi se si lejon në këtë formë t`i udhëheqë procedurat e prokurimit, sepse sikur të ishin zotuar mjetet nuk ndodhë kjo që është duke i ndodhur shpesh kësaj qeverisje. Për këto veprime duhet të ndodhë llogaridhënia duke përfshi edhe atë penale për punët që nuk kryhen në harmoni me ligjin sikur është projekti i këtij parku. Ne si LDK, kemi kërkuar sqarime në lidhje me këtë projekt respektivisht arsyen e ndaljes për kohë të gjatë të punimeve” tha Mehmeti..

Për parkun modern në lagjen “Arbëria”, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kishte ndarë rreth 157 mijë euro për të realizuar fazën e parë të projektit. Parku ka hapësirë për 8000 banorë të lagjes

Elnaim Ymeri punëkryes nga kompania “Eng Grup” tha për rajonipress se punimet janë stopuar sepse Ministria e Punës nuk ka lëshuar mjete. “Po të ishin mjetet e siguruara ky projekt tani ish harruar. Kam informacione se shumë shpejt Qeveria pritet t`i lëshojë mjetet për projektin e parkut modern në lagjen “Arbëria” tha Ymeri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: