Mobi Casa

Për pak ditë AAK themelon 60 nëndegë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan ka thënë se falë punës së palodhshme të të gjithë strukturës së AAK-së në Gjilan, deri më tani janë themeluar 60 nëndegë, Aleanca e Gruas në Gjilan ka themeluar gjithsej 25 nëndegë, ndërsa ky numër pritet të rritet në 50, si dhe Aleanca e të Rinjve në Gjilan, të cilët deri më tani kanë themeluar 30 nëndegë.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi dhe anëtarë të tjerë të AAK-së në Gjilan, kanë qëndruar në fshatin Miresh, ku është është bërë hapja e zyrës së nëndegës së AAK-së në këtë fshat.

Me këtë rast, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka thënë se AAK gjatë këtyre 4 muajve ka shënuar rritjen më të madhe qysh nga themelimi i saj. “Këtë e dëshmon edhe prezenca e juaj këtu”, është shprehur kryetari Kadriu.

Sipas, Kadriut, falë punës së palodhshme të të gjithë strukturës së AAK-së në Gjilan, deri më tani janë themeluar 60 nëndegë, Aleanca e Gruas në Gjilan ka themeluar gjithsej 25 nëndegë, ndërsa ky numër pritet të rritet në 50, si dhe Aleanca e të Rinjve në Gjilan, të cilët deri më tani kanë themeluar 30 nëndegë.

ARKATANA

“Nga tani po fillon faza e dytë e aktivitetit tonë. Po fillojmë me hapjen e zyreve nëpër nëndegë, ku shpresojmë që brenda një kohe të shkurtër të hapim 30 zyre, që të jemi sa më pranë qytetarëve, të bashkëndjejmë çdo shqetësim të tyre dhe të punojmë për një jetë më të mirë për ta”, është shprehur Kadriu.

Hapjen e zyres në Miresh e kanë përshëndetur edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj si dhe nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, të cilët kanë përshëndetur këtë iniciativë duke thënë se me këtë intensitet të punës që po bënë kryetari Kadriu, AAK do të dalë fituese në Gjilan, në zgjedhjet e nëntorit.

Pos kësaj, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi dhe anëtarët e tjerë të Aleancës, bënë homazhe pranë lapidarëve të heronjve Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Behluli, ndërsa më pas vizituan familjet e tyre, në shenjë përkujtimi dhe mirënjohje për kontributin e tyre, për lirinë të cilën e gëzojmë sot./rajonipress/

Mund të ju interesoj: