ARKATANA

Pas katër vitesh asfaltohet edhe shtresa e dytë në lagjen e tetë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Asfaltimi i rrugës në lagjen e VIII e gjatë 2 km e 297 metra është projekt i Ministrisë së Transporteve dhe Komunës së Gjilanit që kap shifrën e mbi 820 mijë eurove. Kompania “Eurotrans” pas katër vitesh ka arritur ta kryej edhe shtresën e dytë të asfaltit. Vonesat janë pasojë e shpronësimeve dhe problemeve të pronave në këtë pjesë të rrugës tha Burim Govori punëkryes.

Njëri nga projektet më kapitale në Gjilan tashmë ka hyrë në fazën finale pasi të dielën është arritur të finalizohet dhe shtrohet edhe shtresa e dytë e asfaltit.

Kompania “Eurotrans” fituese e tenderit ka kryer edhe shtresën e dytë të mbetur tash e katër vite në gjatësi prej 1080 metrave. Burim Govori drejtor në “Eurotrans” tha për rajonipress se sikur mos të kishte probleme të pronave dhe pagesave të shpronësimit ky projekt do të kishte përfunduar kaherë. Tani na ka mbetur që të kryejmë edhe disa punë finale siç janë trotuaret dhe disa punë të vogla” tha Govori.

Uji Dea

Rreth 1080 metra ka mbetur pa u asfaltuar shtresa e dytë tash e katër vite për shkak të bllokadave të ndryshme që kanë bërë pronarët. Ndryshe fillimisht ky projekt kishte hasur në telashe me pronat e qytetarëve, pastaj shtyllat elektrike, derisa në fund kanë munguar edhe mjetet financiare. Ndryshe rruga e re tashmë është kompletuar edhe me kanalizim, ujësjellës, rrymë nëntokësore, telefon, dhe trotuar.

Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve thotë se vonesat që e kanë përcjellur këtë investim shumë domethënës për Gjilanin ndërlidhen me vonesat gjatë alokimit të mjeteve nga niveli qendror, por edhe të disa çështjeve pronësore që kanë shkaktuar telashe banorët e kësaj lagjeje./rajonipress/

Mund të ju interesoj: