Hidromorava

325 biznese të reja me 530 veta të punësuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Riad Rashiti drejtor për zhvillim ekonomik thotë se vetëm në periudhën janar qershor 2013 janë regjistruar 325 biznese të reja derisa janë punësuar nga këto biznese mbi 530 veta.

Vlerësimi i komunës së Gjilanit nga ana e USAID-it për klimë të mirë për bizneset si dhe lirimi i plotë nga taksat komunale për bizneset ka ndikuar që të regjistrohen mbi 325 biznese të reja në periudhën janar-qershor 2013. Kështu tha për rajonipress Riad Rashiti drejtor për zhvillim ekonomik.

Sipas Rashitit nga këto biznese të reja është arritur të punësohen mbi 530 veta. Aktualisht në Gjilan janë rreth 3327 biznese aktive. Rashiti tha se inkasimi nga obligimet e mbetura nga bizneset është realizuar 162%, të planifikuara për 6 mujor 62,500 € të inkasuara 101,700€.

FIDANISHTJA

Një sferë tjetër ku është veçuar e dalluar Komuna e Gjilanit sipas Rashitit pa dyshim është edhe Partneriteti Publiko Privat. Tashmë projekti i PPP te shkollat e mesme është miratuar nga Ministria e Financave–njësia PPP. Pastaj implementimi një vjeçar me sukses i marrëveshjes së PPP në Eko-Higjienë. Komuna është afër finalizimit të dy projekteve të PPP te ndërtimet kolektive si dhe është duke u përgatitur për projekte tjera përmes PPP (transporti urban, tregu i gjelbër, magjistralja)

Nga projektet Investive Rashiti thotë se janë në proces studimi i fizibilitetit për zonën ekonomike Novobërdë, financuar nga Çek Invent, Qendra Rajonale për Marketing – grant nga Komisioni Evropian, trajnimi i të rinjve për aftësim të hartimit të projekteve dhe planeve të biznesit etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.