Komuna i ndihmon bletarët kamenicas
Gjilan – Komuna e Kamenicës ka realizuar shumë projekte të financuara nga buxheti komunal, si dhe me bashkëfinancim të qytetarëve, sidomos aty ku ndihmohet vetëpunësimi.Së fundit ajo ka ndarë koshere për 48 bletarë .Ky projekt komunës i ka kushtuar 11100 euro, ndërsa pjesëmarrja e bletarëve kanë qenë me 25 % të mjeteve ka thënë Gani Sadiku.
Fjala është për 200 koshere dhe 500 kg. fleta dylli.Sipas drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi pylltari dhe Zhvillim Rural, Gani Sadiku, kriter për konkurruesit ka qenë që, bletarët të kenë, 5 deri 29 koshere, ndërsa ata që kanë pasur më tepër kanë përfituar nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas Sadikut vetëm dy kërkesa janë refuzuar nga komisioni i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për shkak mos plotësimit të kritereve të caktuara.
Sadiku ka thënë se komuna e Kamenicës pos investimeve në infrastrukturë, ka bërë edhe investime në pemëtari blegtori , ndërsa ky është rasti i parë që ne si komunë po i ndihmojmë bletarët të cilët nuk kanë mundësi të konkurrojnë në nivel të ministrisë, kjo është një degë ekonomike dobiprurëse edhe territori i komunës sonë është mjaft i përshtatshëm për zhvillimin e kësaj dege ekonomike.
Sadiku ka falënderuar kontributin e kryetarit të komunës , Shaip Surdullin që të realizohet ky projekt.
Bletari, Sinan Dermaku nga Shipashnica, përfitues i kësaj ndihme falënderoi komunën për këtë ndihmë për të cilën tha se sado që është simbolike, tregon interesimin e komunës për zhvillimin e bletarisë, sidomos për ne pensionerët ndihma është e mirëseardhur.
Sahit Basha nga Koretini, tha se është mirë që kjo kategori po ndihmohet me gjërat që ka nevojë.
Sevdai Kryeziu nga Rogana u shprehë se bletarinë e kam hobi, por ka edhe dobi nga kjo veprimtari, interesimi i fermerëve po shtohet për bletarinë, ndërsa çdo ndihmë nga komuna është e mirëseardhur për ne tha ai./rajonipress/


