ARKATANA

Isa Mustafa takohet me LDK e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i LDK-së Lutfi Haziri, para akademik Mustafës dhe Kryesisë së Degës, foli për të arriturat dhe përgatitjet e ekipit fitues të LDK-së, që po bëhen për një fitore të madhe të LDK-së, në komunën e Gjilanit.

Në vazhdën e takimeve për përgatitjen e Konventës të Degës, si dhe për të analizuar ecurinë e deritanishme të takimeve në teren, të enjten kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, pati takim pune me Kryesinë e LDK-së, Dega në Gjilan raporton rajonipress.

Akademik Isa Mustafa, përgëzoi kryetarin Haziri dhe kryesinë e Degës për aktivitetin e zhvilluar deri më tani si dhe garantoi strukturat e LDK-së, se përkrahja e tij dhe e Kryesisë së LDK-së, do të jetë e vazhdueshme.

ARKATANA

Kryetari Haziri, para akademik Mustafës dhe Kryesisë së Degës, foli për të arriturat dhe përgatitjet e ekipit fitues të LDK-së, që po bëhen për një fitore të madhe të LDK-së, në komunën e Gjilanit.

Ndryshe Haziri në këtë takim ka folur edhe për Konventën Akademike të LDK-së e cila sipas tij është një konventë programore që hap mundësinë e debatit për programin zhvillimor të Komunës së Gjilanit 2013-2020.

Kjo konventë programore sipas Hazirit përfshinë debatet me qytetarët, shoqërinë civile, grupet e interesit, kulturën, rininë, sportin, zhvillimin ekonomik, urbanizimin, arsimin cilësor dhe shëndetësinë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: