Eko Higjiena

Rrno për me tregue

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Nga Muharrem Nitaj – “Une jetoj kuq e zi marr frymë shqip/shoh kuq e zi gjaku m’rrjedh shqip…” ka edhe plot gjëra të tjera që bëhen shqip dhe ndoshta “Etno Engjëjt” kanë të drejtë të jenë krenarë pse janë shqiptarë. Por është turp e faqja e zezë kur votohet shqip, kur qeveriset shqip, kur politika bëhet shqip, kur spiunohet shqip, kur vritet shqip… Paçim ymer të treguar se cilët ishim në këtë ditë!

Kur votohet shqip

Fushata e zgjedhjeve shqiptare, klima e krijuar në ditën e votimeve dhe deklaratat e papërgjegjshme të liderëve politikë pas vrasjes se një personi, kanë bërë që opinioni publik të presë me ankth përfundmin e këtij procesi. Tashmë nuk është fare me rëndësi rezultati i votimeve, por rreziku i eskalimit të situatës dhe i përplasjeve të mundshme. Si rrallë ndonjëherë më parë, shteti shqiptar rrezikon të dështojë edhe një herë në organizimin e zgjedhjeve normale.

Zgjedhjet shqiptare gjithmonë kanë qenë një arsye e fortë e tifozërisë politike edhe për njerëzit në Kosovë, por kësaj rradhe, ndosha për të parën herë, janë shtuar ithtarët e një fitoreje të mundshme të së majtës në Shqipëri. Megjithëse numri i tyre akoma ëshë i vogël, kaq ka mjaftuar që përplasjet e dy kampeve të mëdha politike në Shqipëri, të reflektojnë edhe në Kosovë.

Socialistët shqiptarë, të cilët akoma nuk janë rehablituar krejtësisht në Kosovë, kanë gabuar edhe këtë herë, kur e kanë lansuar tezën se “Berisha po provon që përmes deputetëve dhe politikanëve kosovarë me shtetësi shqiptare t’i fitojë ose t’i manipulojë zgjedhjet”! Duhet ë ketë qenë shumë i pamatur ky hap i socialistëve shqiptarë, që është ideuar edhe me ndihmën e disa matrapazëve politikë në Kosovë. Është krejt normale që ata që kanë shtetësi shqiptare të votojnë. Këtë e garanton edhe ligji shqiptar dhe çdo përpjekje për t’i dhënë shpjegm tjetër, është “kurvëri” politike.

Kosova që është shumë më e papërvojë në demokracinë parlamentare, shqiptarëve të Shqipërisë që kanë marrë shtetësi të Kosovës, jo vetëm që u ka mundësuar që të votojnë e të zgjedhin, por edhe që të jenë të zgjedhur. Sa prej tyre janë bërë deputetë e zyrtarë të lartë të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe për më tëpë, një gjë e tillë nuk është shndërruar në temë politike.

“Une jetoj kuq e zi marr frymë shqip shoh kuq e zi gjaku m’rrjedh shqip” ….ka edhe plot gjëra të tjera që bëhën shqip dhe ndoshta Etno Engjujt kanë të drejt të jenë krenarë pse janë shqiptarë. Por është turp e faqja e zezë kur votohet shqip, kur qeverisët shqip, kur politika bëhët shqip, kur spiunohet shqip, kur vritet shqip…

Eci Peci

Kur një javë më parë, në një takim vjetor të Universiteteve të Evropës në Vrashavë, flitej për dijen dhe për shkencën…top-lajmi i ditës ishte shndërruar dorëheqja e zyrtarit të “paditur” të Kosovës në Beograd.

KKVITI

Ambasadori Lulzim Peci, në arsyetimin e dorëheqjës së tij thoshte se “Ka qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tone në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës”.

Ambasadori i “paditur” harronte se një ambasador nuk është për të interpretuar politikat e shtetit, por për t’i zbatuar ato dhe përtej kësaj për të mos folur publikisht asnjëherë për mospajtimin e tij për to.

Mu duk se Lulzim Peci më kishte “ardhë në penall” dhe nga atje pata vendosur “ta shpartalloi” në kolumnen e radhës, por kur pak orë më vonë e pashë komunikatën e Ministrisë së Jashtme, u binda se ishte e pamundur të përziheshe në këtë mesele e të mos fëlliqeshe edhe vetë”! Prandaj po besoj se “s’ka më fëlliqt kur spiunohet shqip”!

Erdhën ato

Sa herë verat janë të nxehta, vijnë ato. Ato që ta thithin gjakun e ta marin shpirtin. Rriqërat “made in Kosova”, që s’ka kush i mposht. Dhe sa herë vijnë ato, shtohet “gërdia” për shërbimin e shëndetit të popullit, pothuaj sa për “banditat e ujsjellësit” që orarin e kufizimeve me ujin, e bëjnë “tuj i kru haletet”! Dhe sa herë vinë ato, të përmujshme apo të përvitshme qofshin, mua ma shpifin.

Më la përshtypje një batutë e një “friends-i” që e kishin bërë për tokë të zezë në Facebook. Kjo është batuta: “Më falni a jeni KEK-u? Jo zotëri keni gabuar, ne jemi “Ujsjellësi”! S’ka rëndësi krejt njejtë…edhe juve ia u q…ropt”! Rëndë kishte shkruar!!!

Çmimi për Paqe

Në historinë e shqiptarëve ka pasur vetëm një përson që e ka marrë një çmim për paqe. Është e mundur që kryeministri i Kosovës të jetë i dyti? Sharlemanj, një çmim prestigjioz evropian, apo Nobel, që nuk e mori as Kadare.

Historia e ka njohur “heroizmin” e Boros dhe të Ramizit dhe ajo di të përsëritet shpesh. Unë po të isha në Komitetin për ndarjen e çmimit, kisha votuar për atë ” një milion” të shkretë!