Fundamenti

Nevzadi i kënaqur me suksesin e maturantëve gjilanas

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bujar Nevzadi drejtor i arsimit në Gjilan tha për rajonipress se nga 2300 maturantë sa i janë nënshtruar testit të maturës, 1654 prej tyre e kanë kaluar testin e kalueshmërisë, që i bije 71.58 %.

Bujar Nevzadi drejtor i arsimit në Gjilan pas shpalljes së rezultateve nga Ministria e Arsimit është shprehur i kënaqur me rezultatin e treguar nga ana e maturantëve gjilanas.

Nevzadi tha për rajonipress se nga 2300 maturantë sa i janë nënshtruar testit prej tyre kanë kaluar 1654 e që i bije rreth 71.58%.

Fundamenti

Nevzati tha se për rezultat të mirë në testin e maturës janë treguar nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini” dhe Shkolla e Mjekësisë, kurse rezultat më të dobët kanë treguar shkollat profesionale siç është ajo e bujqësisë dhe teknika.

Nevzadi tha se nëse krahasohet rezultati i testit me vitin e kaluar, këtë vit është shumë më i mirë.”Unë i falënderojë drejtorët e shkollave për organizimin e mirë të mbajtjes së testit, por edhe profesorët dhe të gjithë ata që i kanë përgatitur nxënësit që këtë vit të jenë me rezultate më të kënaqshme”.

Nevzadi tha se megjithatë janë edhe 654 nxënës që nuk e kanë kaluar testin, por në këtë numri sipas tij janë 300 nxënës që kanë mbetur nga vitet e kaluara.”Për këta nxënës do të ketë edhe një shpresë meqë është afati i gushtit, kurse atyre që kanë treguar rezultate urojmë që të zgjedhin drejtimet e tyre të preferuara” tha Nevzadi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.