UBT

Artana shënoi ditën e Çlirimit

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Nën Patronatin e Kryetarit të Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri, organizuar nga Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës, për nderë të 24 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Novobërdës, në Shtëpinë e kulturës, rinisë dhe sportit në Llabjan është mbajtur manifestim kulturor kushtuar kësaj dite.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri pasi ju uroi të pranishmëve ditën e çlirimit tha se sot jemi mbledhur së bashku për të festuar një ditë shumë të veçantë për të gjithë ne dhe kështu do festojmë gjeneratë pas gjenerate sepse kjo datë shënon momentet më të rëndësishme të qytetarëve të komunës sonë, datë kjo që shënoi përgjithmonë kthesën e madhe historike për qytetarët tanë dhe për Kombin tonë Shqiptarë.

Ymeri ka thënë se për këtë ditë gjenerata e gjenerata punuan, u angazhuan dhe luftuan që t`i tregojmë botës demokratike se ne kërkojmë atë më të çmueshmen që i takon çdo kujt në rruzullin tokësor, Lirinë.

Ai tha se nuk ishte e lehtë që përballë një armiku shekullor të dëshmohej kjo, nuk ishte e lehtë që të bindej bota demokratike për të mbështetë kërkesat legjitime të popullit shqiptarë për liri, prandaj u dashtë kohë ,mundë dhe sakrificë, dhe lufta për liri nuk u ndal asnjë herë deri në realizimin e ëndrrës shekullore të kombit tonë ka shtuar Ymeri.

“Sot ne me respektin më të madh kujtojmë ata që kanë punuar, sakrifikuar dhe dhanë më të çmuarën e tyre jetën vetëm e vetëm që ne të jetojmë të lirë, e të tillë kombi ynë pati shumë. Sot ne padyshim kujtojmë të gjithë, por në veçanti kujtojmë dëshmorët nga komuna jonë e në këtë rast do të përmend Zijaver Vllasaliun, Afrim Zymerin, dhe vëllezërit Faredin dhe Shemsedin Vllasaliu” u shpreh Ymeri.

ARKATANA

Ymeri shtoj se ne sot bëmë homazhe te varrezat e tyre dhe nderuam ata, familjet e tyre, dhe natyrisht vetën dhe juve qytetarë të nderuar. “Nderi dhe respekti për ta do të jetë i përhershëm. Ne sot në liri sa herë që kremtojmë 24 qershorin, Ditën e Çlirimit është momenti që të kujtojmë të arriturat tona në punën e përditshme që po e bëjmë në të mirë të qytetarëve tanë, sepse ideali i të gjithë atyre që u sakrifikuan ishte që ne në liri të punojmë më tepër dhe natyrisht ta ndërtojmë vendin tonë në mënyrë që gjeneratat e ardhshme t`i shijojnë frutet e lirisë në kushte sa më të mira”.

Ymeri ka thënë se ne qeveria komunale e zgjedhur me votën e lirë demokratike me votën e juaj qytetarë të nderuar po bëjmë përpjekje maksimale që për çdo ditë të bëjmë investime të reja në të mirë të qytetarëve tanë. “Sot pas 14 viteve në liri, komuna jonë frymon më ndryshe nga ajo që ishte më parë sot flasim për një infrastrukturë moderne siç janë rrugët, ujësjellësit, shkollat, ambulancat, trotuaret etj, projekte këto të shumta që u realizuan gjatë këtyre viteve të fundit të qeverisjes komunale.

“Ne kemi obligim dhe përgjegjësi para qytetarëve tanë që të përkujdesemi për mirëqenien e tyre dhe këtë po e bëjmë çdo ditë bashkarishtë edhe me ju që po na ndihmoni me kontributin e juaj për të ecur përpara” theksoi ndër të tjera Ymeri në fjalimin e tij për nder të ditës së çlirimit të komunës së Novobërdës.

Programi kulturor vazhdoi me paraqitjen e disa pikave të përgatitura nga SHKA “Artana“ dhe shoqëritë të tjera nga Komuna e Novobërdës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: