Nuk i ndalë aksionet Rexhep Kadriu
Gjilan – Kryetari i AAK-së dega në Gjilan Rexhep Kadriu, gjatë ditës së diel ka qëndruar në fshatin Burincë, i shoqëruar nga anëtarë të degës si dhe banorë të fshatit, të cilët së bashku rregulluan rrugën e fshatit të gjatë prej 2.2 km.
Ky aksion, i cili nisi qysh në orët e para të mëngjesit, ishte iniciativë e vet kryetarit Kadriu, i cili po vazhdon kontributin e tij për t`i dalë në ndihmë qytetarëve dhe për t`i ofruar atyre kushte më të mira.
Rregullimi i rrugës kryesore të fshatit të gjatë rreth 2.2 km, tash e tutje do ta bëjë më të lehtë qarkullimin për banorët e fshatit Burincë, të cilët përshëndetën këtë iniciativë dhe thanë se i janë mirënjohës kryetarit Kadriu, për këtë kontribut.
Ky aksion, ishte njëri ndër të shumtit që kryetari Kadriu ka bërë së fundi për banorët e Gjilanit dhe atyre përreth, ndërsa premton se aktivitete të tilla dhe edhe më të mëdha do të ndërmerren edhe në të ardhmen thuhet në një njoftim të AAK-së./rajonipress/


