UBT

Kosova, nga 1 korriku 2013 , do të bëhet edhe më e izoluar!

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Florim Brahimi – Kosova vazhdon të jetë vendi më i izoluar në Botë. Nuk ka fare dyshim në këtë , për derisa qytetaret e saj kanë të drejtë që me pasaportat e tyre te shkojnë vetëm në këto shtete: Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi, ndërsa në Serbi dhe Bosne Hercegovine koxha me vështirësi, apo edhe nuk mund të shkosh fare.

Evropa gjithnjë e më shumë po e ngulfat Ballkanin e sidomos gjithnjë e më shumë Kosovën. Kjo për faktin që pas valës së fundit të shteteve që u anëtarësuan në Evropë, kufiri saj ( Evropës ) erdhi deri në Serbi-Maqedoni me shtetin Bullgar,në Kroaci me shtetin Slloven, ndërsa qysh më herët kemi të vendosur në jug të Shqipërisë kufirin me Greqinë, si vija e fundit e pa kalueshme, poashtu Hungarinë ne kufi me Serbinë si vija e fundit, ndërsa për Kosovarët vija e pa kalueshme ishte në kufi te saj ( kufiri me Serbinë ) e jo në kufi me Hungarinë, aty ku edhe është kufiri i Evropës tani për tani.

Situata për kosovarët vazhdon të bëhet edhe më keq, me vazhdimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt Jugut.

Nga 1 Korriku i këtij viti ( 2013 ) Kosovës do të i hiqet edhe një shtet, të cilin më parë ka mundur ta shkelte me pasaportën e vet. Kjo sepse kufiri Evropian ( vija e pa kalueshme ) do të jetë në kufirin mes Bosnes dhe Kroacisë , për shkak që nga kjo datë, Kroacia do të bëhet shteti i 28 i Bashkimit Evropian.

Mandej nëse shohim në hartë shtrirjen gjeografike të Kroacisë rreth tërë Adriatikut, kufiri Evropian në perëndim është shumë pran Shqipërisë, Malit të Zi, poashtu edhe Kosovës.

Çfarë do të thotë kjo ?, se Kosova vazhdon të vuaj “burgun” që nga vitet e 90-ta, kur Evropa vendosi regjimin e vizave për shkak të gjendjes së rënduar me nismën e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, nën faj të regjimit te egër Serb që pretendonte t’i mbante shtetet e izoluara brenda saj. Për deri sa të gjitha shtetet tjera dolën nga “Burgu”, Kosova vazhdon te vuaj at dënim për faj të Serbisë.

Mobi Casa

Evropa, nuk guxon të lejoj që 2 milion kosovarë të vuajnë nën regjim të egër të vizave. Kjo sepse është mohim i të drejtave të njeriut mbi lirinë e lëvizjes dhe në kundërshtim të ashpër me parimet e Bashkimit Evropian. Shqiptarët si Komb dhe si Popull në Ballkan, nuk kanë qenë kurrë kërcënim për ndonjë shtet tjetër. Le të gjykohen rastet individuale të mafies të drogës e të trafikimit.

Këso individ nuk mund t’i ndal askush në botë të veprojnë, e sidomos në Francë ku buron edhe Karta e Madhe e të Drejtave të Njeriut “Magna Karta”, Por nuk guxon kurrsesi i tërë populli të vuaj.

Nuk duhet lejuar qe për shkak të raporteve të këqija me shtetin fqinjë Serbinë, të fajësohet e të mohohet e drejta e kosovarëve të jen të lirë. Kur dihet se kush e ka bërë Ballkanin të vuaj për shumë dekada e shekuj.

Nuk duhet politizuar liria dhe e drejta elementare e njeriut për të qenë i lirë dhe për të lëvizur lirë, për të punuar dhe jetuar.

Evropa, duhet të tregoj pak respekt për qytetarët e ndershëm, për popullin e shumë vuajtur, për një popull paqësor i cili gjithmonë ka ditur dhe din të mirëpres dhe të lidhë miqësi të ndershëm me popujt liridashës dhe paqësor.