ARKATANA

Anamorava bëhet edhe me një doktor të kimisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gani Kastrati me sukses ka mbrojtur temën e doktoraturës në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave Natyrore –departamenti i Kimisë. Kastrati ka mbrojtur temën para komisionit Mihajl Prifti, Ilo Mele, Majlinda Vasjari dhe Arian Korpa. Ndryshe Kastrati është doktori i vetëm i kimisë në Anamoravë sidomos i fushës shumë specifike që lidhet me mbetjet e ngurta industriale.

Anamorava është pasuruar edhe me një doktor në sferën e kimisë. Doktori i parë dhe i vetëm në Anamoravë ka qenë Xhavit Ahmeti kurse këtë titull tani e ka fituar edhe Gani Kastrati i cili këtë javë me sukses ka mbrojtur temën e doktoraturës në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave Natyrore – departamenti i kimisë.

Kastrati nga fshati Miresh i Gjilanit temën e doktoraturës të titulluar :”Përfitimi i çimentove të përziera nga mbetjet e ngurta industriale(hiri fluturues dhe skorjet Fe-Ni) dhe disa karakteristika të betoneve të prodhuara me to”, e ka mbrojtur para komisionit Mihajll Prifti kryetar i komisionit , Ilo Mele mentor, Majlinda Vasjari dhe Arian Korpa anëtar.

Mobi Casa

Komisioni e ka vlerësuar lartë punimin e Gani Kastratit duke e parë si një punim të rrallë dhe me vlera të reja studimore e shkencore. Vet Gani Kastrati thotë se tema që ai ka trajtuar është e një rëndësie të veçantë dhe mund të përdoret e shfrytëzohet edhe për analiza më të thella në hapësirat mjedisore të Kosovës.

Kastrati thotë se Anamorava është e pasur me shumë xehe e minerale të natyrave të ndryshme dhe studimet e më vonshme mund të orientohen pikërisht në këtë sferë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.