United Hospital

Gjykatat sërish në vendin e parë të ankesave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shemsedin Mustafa këshilltar ligjor i Ombudspersonit në Gjilan tha për rajonipress se nga data 1 janar 2013 deri 21 qershor 2013 në zyrën rajonale në Gjilan të Institucionit të Avokatit të Popullit janë evidentuar si ankesa të pranuara 136, të papranueshme 91, në pritje për shqyrtim 8, rastet e hapura 21 dhe të mbyllura 16. Prej 21 rasteve të hapura palë përgjegjëse sërish janë: Gjykatat 12 ankesa, ndërmarrjet publike 3 , komunat 4, ministritë 1 dhe policia 1.

Në raportin gjashtë mujor të zyrës së avokatit të popullit në Gjilan janë evidentuar sërish ankesa serioze të qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmën ose ndërmjetësimin e avokatit të popullit.

Nga ky raport shihet se në ankesat e palëve të cilat të janë natyrave të ndryshme sërish dominojnë gjykatat, ministritë dhe ndërmarrjet publike.

Shemsedin Mustafa këshilltar ligjor në Ombudsperson zyra regjionale në Gjilan tha për rajonipress se qytetarët sërish kanë bërë përgjegjëse palët duke filluar nga Gjykatat 12 ankesa, ndërmarrjet publike 3 , komunat 4, ministritë 1 dhe policia 1 ankesë.

Fundamenti

Mustafa tha se nga periudha 1 janar 2013 deri 21 qershor 2013 në regjionin e Anamoravës janë pranuar 136 ankesa , të papranueshme 91, në pritje për shqyrtim 8, rastet e hapura 21 dhe të mbyllura 16

Kjo zyre ndërkaq në periudhën janar-dhjetor 2012 ka regjistruar 229 ankesa , prej tyre 62 raste të hapura për hetim, 158 ankesa të papranueshme dhe 9 ankesa në pritje për shqyrtim.

Mustafa tha se në vitin 2012 më së shumti ankues ka pasur nga komuna e Gjilanit me 34 ankues, Vitia me 11, Kamenica me 5, Ferizaj me 4, Novobërda me 3 dhe Kllokoti me 2 ankesa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.