Mobi Casa

Mustafa: LDK-ja në Viti bindshëm do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Lideri i LDK-së Isa Mustafa gjatë një bashkëbisedimi me aktivistët e LDK-së në Pozheran ka thënë se LDK-ja është kandidate serioze në Viti dhe do të jetë bindshëm fituese e zgjedhjeve lokale. Mustafa ka thënë se sjellja e institucioneve dhe vet Thaçit karshi rastit të Lulzim Pecit është e patolerueshme dhe joserioze.

Në prani të mbi 500 simpatizantëve Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Viti ka mbajtur një bashkëbisedim me liderin e LDK-së Isa Mustafën raporton rajonipress.

Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja është e fort kur kemi vota të forta .“Unë nuk dyshoj në vullnetin e vitiasve dhe pozheranasve se kjo nuk do të ndodhë. LDK-ja në Viti është kandidate serioze dhe do të jemi bindshëm fitues të zgjedhjeve lokale” ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK-së ka shtuar se kandidati i LDK-së në Viti për kryetar të kësaj komune do të jetë me autoritet dhe me kredibilitet i cili do ta kthejë gjendjen në normalitet nga ajo që ndodhet tani në këtë qytet. “PDK-ja ka bërë eksperimente me komunën e Vitisë dhe LDK-ja do ta kthejë dinjitetin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve të saj” ka thënë Mustafa.

Mobi Casa

Sipas tij LDK-ja po rritet çdo ditë dhe këtë rritje po e ndihmon rinia e e cila është e zhgënjyer në këtë qeverisje.

Duke folur për zhvillimet e fundit Mustafa ka thënë se rasti i Lulzim Pecit tregon për një papërgjegjësi dhe sjellje të patolerueshme institucionale.”Kjo qeveri është treguar joserioze në rastin Peci” ka thënë shkurt Mustafa.

Ndërsa duke folur rreth ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë Mustafa ka thënë se ratifikimin LDK-ja e ka përkrahur sepse kemi vlerësuar se është interes shtetëror. “Këtë përkrahje nuk e kemi bërë për interesa të askujt, por vetëm për interesin kombëtar e shtetëror të Kosovës” ka thënë Mustafa.

Kurse kryetari i degës së LDK në Viti, Sokol Haliti ka thënë se duke parë seriozitetin dhe gatishmërinë e komunitetit, jemi të bindur se fitorja e LDK-së do të arrij fuqishëm dhe atë në rundin e parë, pa balotazh./rajonipress/

Mund të ju interesoj: