Fundamenti

Buxheti i komunës së Vitisë për vitin 2014 do të jetë mbi 9 milion euro

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa që është mbajtur të premten është debatuar dhe votuar me shumicë votash Korniza afatmesme buxhetore , propozim vendimi për rishikimin e buxhetit gjashtëmujor për vitin 2013 si dhe propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e monumentit përkujtimor për dëshmorët Florim Maliqi në Sodovinë e Çerkezës.

Islam Jashari Drejtor i Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit duke prezantuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2014-2016, theksoi se për vitin në vijim buxheti për Komunën e Vitisë parashihet të jetë mbi 9 milion euro. “Korniza Afatmesme në bazë të qarkores së parë që është caktuar nga Komisioni ndërministror për kufijtë buxhetor, e cila duke u bazuar në numrin e nxënësve dhe numrin e popullsisë e cila ka dalur nga regjistrimi i fundit të popullsisë ka vendosur që buxheti për komunën e Vitisë në vitin 2014 të jetë mbi 9 milion euro” u shpreh Jashari raporton rajonipress.

Ai mandej shtoi se përveç se është rritur buxheti për këtë komunë janë rritur edhe grantet qeveritare, ndërkaq sipas tij i vetmi grant që ka shënuar ulje është në fushën e arsimit dhe atë për shkak të numrit më të ulët të nxënësve.

Hidromorava

Ndërsa Bujar Ostrollgallava anëtarë i KPF-së nga radhët e LDD-së, tha se rritja e buxhetit ka ndodhur nga një vlerësim real i komisionit përkatës. “ Një rritje e tillë e cila bazohet në regjistrimin e popullsisë ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme për komunën e Vitisë dhe kjo dëshmon se deri me tani kjo komunë ka qenë e shkelur me ndarjen e buxhetit” u shpreh Ostrogllava.

Ai ndërkaq kërkoj që projektet të cilat janë të parapara të mos vazhdojnë të shtyhen për vitet e tjera. Ndërkaq Kryesuesi i këtij Komiteti Skënderbe Hebibi kërkoj që për vitin 2014-2015 të shikohen mundësitë që rruga e Ramnishtës e cila lidhë shumë fshatra të asfaltohet .”Kërkoj që të shikohen mundësitë që rruga e Ramnishtës të asfaltohet , e di se trotuari për gjatë kësaj rruge është duke u punuar, por duhet të shikohen të gjitha mundësitë që kjo rrugë e cila lidhë disa fshatra të asfaltohet , pasi që traseja e kësaj rruge është dëmtuar tërësisht dhe rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve” u shpreh Hebibi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: