UBT

Gjendja higjienike-sanitare në tregti dhe hoteleri – e “pranueshme”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjendja higjienike-sanitare te subjektet tregtare, ushqimore dhe hoteliere në Gjilan vlerësohet e pranueshme. Në një mbledhje të Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS), Muhamet Kastrati, shef i këtij sektori në Inspektoratin Komunal, ka veçuar për të mirë qendrat e mëdha tregtare, për dallim prej marketeve të vogla në periferi të qytetit dhe në fshatra, të cilat janë pak më keq, megjithëse gjendja higjienike-sanitare, bazuar në rrethanat e përgjithshme kosovare, është e pranueshme edhe te këto subjekte.

“Kjo nuk do të thotë se ne e kemi gjendjen e përkryer dhe gjatë punës sonë në teren nuk hasim edhe artikuj ushqimorë të skaduar apo ndonjë parregullsi tjetër, si rezultat i neglizhencës së tregtarëve, qarkullimit të mangët, apo nga ndonjë arsye tjetër”, ka thënë Kastrati raporton rajonipress.

Sipas tij vërejtje ka te ekspozimi dhe ruajtja e artikujve ushqimorë, sidomos të atyre me prejardhje shtazore, të cilët kërkojnë kushte frigoriferike dhe janë të ndjeshme ndaj temperaturave të larta. Ka mangësi higjienike edhe te ekspozimi, ruajtja dhe shitja e bukës në markete të lagjeve. Te disa mungojnë raftet adekuate për bukë.

Te subjektet hoteliere, gjendja është e pranueshme të pjesa më e madhe e tyre. Si mangësi është evidentuar mungesa e dezinfektuesve të ndryshëm te lavamanët, enëlarëset nëpër kuzhina apo banakë të hotelerisë.

Eco Higjiena

Edhe te lokalet tjera të ndryshme, gjendja, kryesisht, është e pranueshme, pasi që pronarët janë të interesuar t`i përcjellin arritjet e reja në hoteleri, me qëllim të afarizmit sa më të mirë, ka thënë Kastrati.

Sa i përket respektimit të ligjit kundër duhanit, inspektorati është i befasuar për të mirë. “Jemi të befasuar për të mirë”, thotë Kastrati. Inspektorati ende nuk ka shqiptuar masa, por është në fazën e vizitave dhe njoftimeve të subjekteve me ligjin për ndalimin e duhanit në hapësirat publike.

Sipas ligjit, ndalohet pirja e duhanit në hapësirë publike, hapësira të punës, mjete të transportit publik. Për shkelje të ligjit, gjobat shkojnë deri në 3.000 euro për subjektin afarist. Me 500 euro mund të gjobitet përgjegjësi i sallës, ndërsa fizik – me 50 euro, ka thënë Kastrati.

Komiteti vlerësoi se gjendja higjienike-sanitare te këto subjekte është e mirë dhe në përmirësim e sipër, ku pos inspeksionit, pozitivisht ka ndikuar edhe vetë konkurrenca. Bajram Shaqiri, kryesues i KSHMS e ka inkurajuar inspektoratin që të vazhdojë të mbikëqyr këtë sektor, duke iu dhënë përparësi këshillave dhe udhëzimeve, në raport me gjobat./rajonipress/

Mund të ju interesoj: