Mobi Casa

Haliti: LDK s`ka konkurrencë në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sokol Haliti kryetar i degës së LDK-së në Viti tha për rajonipress se ky subjekt akoma nuk ka caktuar njeriun që do të jetë kandidatë për kryetar të Vitisë. Në LDK ka konkurrencë dhe ka vlera derisa të tjerët as që po kanë kandidatë kualitativ për të propozuar për shkak të përçarjeve ekstreme.

Dega e LDK-së në Viti është në fazën finale të propozimit të kandidatit për kryetar të Vitisë. Ndonëse ende nuk është bërë publik emri i kandidatit nga radhët e LDK-së për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti kryetar i LDK-së në Viti tha për rajonipress se LDK-ja është një parti që ka vlera dhe ka konkurrencë.”LDK në Viti është parti e organizuar dhe e profesionalizuar mirë. Janë në garë katër pesë veta që po synojnë këtë pozitë dhe ne do t`i mbështesim ata. Kemi kuadro me përvojë perëndimore që i janë bashkëngjitur LDK-së në Viti” tha Haliti.

ARKATANA

Haliti thotë se kohëve të fundit në LDK e Vitisë ka aderime të reja e sidomos ka kuadro të reja që vijnë me përvojën e perëndimit.”Ne kemi kandidatë kualitativ për të parin e Vitisë dhe jemi të sigurt se kësaj radhe elektorati i Vitisë nuk do të gabojë e as hezitojë për të votuar për njerëzit e dëshmuar në Viti. Thjeshtë jemi parti e pa konkurrencë ” tha Haliti.

Sipas Halitit në Viti aktualisht ka një situatë të tendosur institucionale. Përçarjet në mes të Daut Xhemajlit dhe Nexhmedin Arifit janë sinjal i keq për PDK, por mbi të gjitha e rrezikojnë edhe stabilitetin politik në Viti. “Në këtë katrahurë politike ka mundësi edhe të keqpërdorimeve nga më të ndryshmet dhe nuk janë të rastësishme proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj njerëzve përgjegjës të Vitisë” tha Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: