Eko Higjiena

Pajaziti: PDK-ja në Gjilan është lidere e zhvillimeve pozitive

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës ka traditë organizative politike, energji mobilizuese te strukturat e saj dhe qytetarët por edhe riaktivizimin e kësaj tradite dhe energjie ka thënë kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan Zenun Pajaziti , në takimin me kryetarët e nëndegëve të PDK-së.

Edhe më tutje PDK, do të ridëshmojë se është partia lidere në vend, duke treguar unifikim, suksese në qeverisje dhe realizim të projekteve të rëndësisë së madhe e të veçantë për qytetarët.

Pajaziti ka shtuar se asnjë parti nuk i ka dhënë rezultate dhe suksese, sa ka bërë PDK-ja në qeverisjen e saj. “Oferta e ardhshme e PDK-së për qytetarët e Komunës së Gjilanit, e ka bazën e saj në angazhimin permanent në të mirë të qytetarëve, ka për bazë përkushtimin që qeverisja e PDK-së ka bërë dhe vazhdon të bëjë për zhvillimin e komunës dhe mirëqenien më të mirë për të gjithë qytetarët” ka thënë Pajaziti.

ARKATANA

Pajaziti ka thënë se qytetarët na kanë dhenë besimin e të cilin do ta rikonfirmojnë edhe në proceset në vazhdim për një qeverisje që sjell të mira për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Në këtë takim nga kryetarët e nëndegëve u shpreh gatishmëria për angazhim dhe mobilizim për rifitore të reja të Partisë Demokratike të Kosovës. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.