Vizitë pune e udhëheqësve të Gjilanit dhe Artanës në Çeki
Gjilan – Delegacioni nё pёrbёrje Qemajl Mustafa, drejtori pёr Zhvillim Ekonomik Riad Rashiti, nga komuna e Novobёrdёs Bajrush Ymeri , Driton Abdyli nёnkryetar, kryetari i Asociacionit tё Komunave tё Kosovёs Naim Ismajli, kryetari i komunёs sё Lipjanit Shukri Buja dhe zyrtar nga disa komuna tjera po qёndrojnё gjatё kёsaj jave nё njё vizitё pune nё Pragё – Republikёn e Çekisё.
Organizimi i kёsaj vizite ёshtё bёrё nga Quality Kosova dhe Czhech INVENT e cila ёshtё edhe duke e bёrё studimin e fizibilitetit pёr zonёn ekonomike tё Novobёrdёs e tё financuar nga Republika Çeke.
Kjo vizitё bёhet me qёllim tё prezantimit tё mundёsive pёr investime qё i kanё komunat e Kosovёs, para bizneseve tё mёdha nё takimet qё pritet tё bёhen gjatё javёs nё disa nga zonat industrial si nё Pardobice, Chrudim, Zhebrak, Borshka Pole.
Republika Çeke njihet si vendi mё mё sё shumti zona industrial dhe qё ka arritur suksesin mё tё madh pёr tё nxitur investime tё huaja, ka tё krijuara 103 zona industrial nё tё cilat kanё investuar mbi 600 kompani, ku nё bazё tё statistikave mbi 70% e sipёrfaqeve tё kёtyre zonave industriale janё tё shfrytёzueshme nga bizneset.
Andaj nga kjo vizitё pune komuna e Gjilanit e cila ёshtё nё procesin e themelimit tё zonёs ekonomike nё Novobёrd do tё pёrfitojё mjaft shumё, sepse pёrvojat e mira tё cilat i kanё arritur rajonet dhe komunat e republikёs sё Çekisё do tё mund tё aplikohen dhe shfrytёzohen edhe nga rajoni i Gjilanit.
E rёndёsishme nuk ёshtё vetёm krijimi i zonёs ekonomike nё Novobёrd, por shumё e rёndёsishme ёshtё edhe aplikimi i modelit i cili do t’i nxiste investimet e jashtme pёr tu vendosur aty, nё mёnyrё qё tё kemi rritje tё investimeve, e bashkё me to rritje nё punёsim e zhvillim ekonomik nё pёrgjithёsi. Po ashtu do tё merren pёrvojat mё tё mira, se si tё menaxhohen kёto zona industrial./rajonipress/.


