Hidromorava

Ka filluar dezinsektimi në hapësirën e Komunës së Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nga data 15 qershor 2013 në Komunën e Gjilanit ka filluar procesi i dezinsektimit të hapësirave të Komunës së Gjilanit, i organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, që është edhe në planin vjetor të drejtorisë dhe tashmë është duke u kryer për çdo vit.

Drejtori i DSHMS-së, Xhemajl Salihu, tha se së pari projekti për dezinsektimin e hapësirës në Komunën e Gjilanit ka filluar përgjatë lumit “Mirusha”, lumit Stanishorka dhe pjesës dërmuese të qytetit. “Kjo është faza e parë nga tri faza sa i ka i tërë projekti për realizimin e tij përfundimtar për këtë vit” tha Salihu.

ARKATANA

Ai tha se Dezinsektimi dhe dezinfektimi bëhen për qëllimin më të mirë të qytetarëve tanë, bëhen për një jetë më të lehtë për qytetarë, si dhe për mbrojtje nga infektimet e ndryshme që mund të shfaqen.

Ndërsa dezinfektimi sipas Salihut do të bëhet në kuadër të këtij projekti mirëpo realizimi i tij nëpër shkolla bëhet pak para fillimit të vitit të rregullt shkollor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.