Uji Dea

Deputet e drejtor komunal dhurojnë gjak

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në transfuzionin e gjakut në Gjilan për nder të dhurimit të gjakut të hënën vullnetarisht janë paraqitur deputetja e Parlamentit të Kosovës Salihe Mustafa, Xhemajl Salihu nga drejtoria për mirëqenie sociale e shëndetësi, Shukrije Rapuca aktiviste dhe Bajram Isufi drejtor ekzekutiv në Ecohigjiena.

Politikanët dhe drejtorët dinë të bëjnë edhe vepra të mira dhe të jenë shembull edhe për të tjerët. Për të demonstruar këtë gjest pozitiv të hënën deputetja e Kuvendit të Kosovës Salihe Mustafa e shoqëruar edhe nga Xhemajl Salihu, Shukrije Rapuca dhe Bajram Isufi kanë dhënë vullnetarisht gjak në departamentin e transfuzionit të gjakut.

Abdylatif Latifi drejtor në spitalin rajonal të Gjilanit tha se e ka pritur pozitivisht gjestin shumë të qëlluar të këtij grupi i cili ka nderuar edhe spitalin, por kanë nderuar edhe punën dhe aktivitetin e tyre.

KKVITI

Esma Mustafa përgjegjëse në transfuzionin e gjakut tha për rajonipress se që nga 13 qershori kur edhe ka filluar zyrtarisht dita e dhurimit të gjakut në këtë institucion kanë dhënë gjak mbi 60 vullnetar.

Salihe Mustafa deputete tha se atë e ka motivuar për të dhënë gjak një sms i transfuzionit të gjakut.”Me këtë veprim dua të jem shembull edhe për të tjerët dhe normalisht që duke dhuruar gjak shpëtojmë të tjerët dhe ndihmojmë ata që kanë më së shumti nevojë për gjakun e të tjerëve” tha Mustafa.

Ndryshe Xhemajl Salihu tha se ka dhënë gjak vullnetarisht mbi 10 herë, Bajram Isufi mbi 20 herë, dhe Shukrije Rapuca mbi 20 herë. Rapuca tha se ka ardh të japi gjak pasi ka kujtuar ditën e çlirimit dhe gjakun dëshmorëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj: