Uji Dea

Në Gjilan dëmet nga breshëri arrijnë në mbi 300 mijë euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi dhe pylltari në Gjilan tha për rajonipress se komisioni komunal i caktuar enkas për të konstatuar dëmet nga breshëri ka konstatuar se dëmet arrijnë në mbi 300 mijë euro. Fshatrat më të goditura janë Stublina, Capari, Pograxha, Malisheva, Uglari, Bukoviku, Velekinca, Llashtica, Zhegra, Verbica e Kmetocit.

Komisioni komunal i caktuar enkas për të bërë vlerësimin e dëmeve nga breshëri që goditi disa fshatra të Gjilanit më 11 qershor ka vlerësuar se dëmet në këtë regjion arrijnë në mbi 300 mijë euro.

Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi dhe pylltari tha për rajonipress se komisioni ka vizituar të gjitha fshatrat e goditura dhe përafërsisht ka vlerësuar se dëmi arrin në mbi 300 mijë euro.

Sipas tij fshatrat më të goditura janë Stublina, Capari, Pograxha, Malisheva, Uglari, Bukoviku, Velekinca, Llashtica, Zhegra, Verbica e Kmetocit etj. Rapuca tha se më së shumti breshëri dëme ka shkaktuar tek pemët, gruri dhe misri.

UBT

Rapuca tha se komuna e Gjilanit e ka të pamundur të ndihmojë bujqit ose fermerët e mëdhenj në mungesë të buxhetit komunal

Rapuca thotë se për të kapërcyer këtë situatë duhet ndihma e Qeverisë e cila ka mundësi të kompensojë bujqit

Ndryshe Rapuca në seancën e fundit të Kuvendit Komunal ka propozuar që ky institucion të shikojë mundësitë për krijimin e një fondi për t`i ndihmuar të dëmtuarit. Dëmet te disa ferma arrijnë në 10 mijë euro, ka thënë Rapuca./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.