Fundamenti

Karakteristikë e veçantë për ekonominë e Kosovës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Besim Ismaili – Karakteristikë e veçantë për ekonominë e Kosovës është çështja e financimit të ekonomisë. Pjesa kryesore e financimeve mbulohet nga Dërgesat e emigrantëve Kosovarë ( Remitencat).

Emigrimi ka filluar qysh herët, numri më i lartë i emigrimit ishte gjatë viteve 1990-ta, si rezultat i represionit dhe luftës.

Nga hulumtimet e bëra afër 70% e emigrantëve i takojnë viteve 1990-1999.
Shumica e emigrantëve Kosovarë jetojnë në Gjermani, Zvicër dhe Itali.

Dërgesat e emigrantëve në Kosovë përbëjnë 14% të PBB-së dhe tejkalojnë në mënyrë të konsiderueshme nivelin e Investimeve të huaja direkte në baza vjetore gjatë gjithë viteve.

Gjatë vitit 2009 dërgesat e emigrantëve arritën 505 milion euro (rënie vjetore për 5.5%).

Dërgesat e emigrantëve shënuan rënie si rezultat i rritjes së papunësisë në vendet e zhvilluara, ndërsa pas krizës së vitit 2009 dërgesat e emigrantëve prapë vazhduan me trend pozitiv të rritjes.

Këto dërgesa të emigrantëve më së shumti po përdoren për të financuar konsumin në vend, por nevoja është që këto mjete me i orientuar prej sektorit të konsumit kah sektori i prodhimit sepse pjesë e vogël e dërgesave të emigrantëve përdoren për financim të investimeve.

Proporcion i vogël i këtyre dërgesave përdoret për të financuar:
Riparime shtëpiake,
Edukimin,
Shpenzime shëndetësore

Kriza financiare e vitit 2009 ndikoi në rënien e dërgesave të emigrantëve dhe kjo tregon për një ndjeshmëri të lartë që ka Kosova nga niveli i dërgesave të emigrantëve.

ARKATANA

Implikimet nga dërgesat e emigrantëve më të ulëta u reflektuan edhe në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik duke shkaktuar ngadalësim të rritjes ekonomike.

Dërgesat e emigrantëve kanë efekt negativ në tregti, sepse:
Rrisin koston e fuqisë punëtore, Dëmtojnë konkurrueshmërinë e mallrave vendore si dhe Inkurajojnë Importet

Remitencat vazhdojnë të mbesin ndër faktori tepër me rëndësi i dinamizimit të aktivitetit ekonomik në Kosovë.

Potenciali i emigrantëve për investime dhe dërgesa duhet të adresohet.

Investimet gjithashtu do të ishin sinjal i rëndësishëm për Investimet e Huaja Direkte.

Shumë vende kanë ndërmarrë politika që do të tërheqin më shumë investime dhe dërgesa nga emigrantët

Politika të dizajnuara për emigrantë përfshijnë:
Blerje të tokës në vende më të preferuara për investime dhe banim

Shërbime këshilluese për startim të bizneseve,
Lehtësimi i procedurave për bërje të biznesit
Lehtësime fiskale për periudha më afatgjata (p.sh. Deri në 10 vite) etj.

Kështu që kategoria e lartcekur paraqet pikën kyçe jo vetëm të zhvillimit ekonomik por edhe të mundësisë së reflektimit të krizave nga jashtë gjë që u vërtetua edhe me rastin e krizës së fundit globale financiare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.