Arifi e konteston Xhemajlin për kryetar të PDK-së në Viti
Gjilan – Kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, zgjedhjen e Daut Xhemajlit për kryetar të degës së Partise Demokratike te Kosovës në Viti e quan ilegale. Arifi tha për rajonipress se vetëm Xhevat Bislimi në këtë Kuvend i ka pasur 13 anëtar të afërm ose të rrethit familjar.
Nexhmedin Arifi tha për rajonipress se PDK-ja në Viti nuk ka pasur Kuvend Zgjedhor, pasi nuk janë ftuar delegatët e Kuvendit. “Ky Kuvend është mbajtur nga njerëzit e farefisit dhe familjarët e afërm të Xhevat Bislimit. Vetëm Xhevat Bislimi në këtë Kuvend i ka pasur rreth 13 anëtarë të familjes së ngushtë” tha Arifi për rajonipress.
Ndryshe Arifi mendon se ky kuvend është ilegal dhe nuk ka ndonjë rëndësi për të.”Konventa e PDK-së e mbajtur të shtunën fillimisht është quajtur takim, por më vonë atë me procedura të përshpejtuara e kanë quajtur dhe realisht e kanë shndërruar në Kuvend zgjedhor” tha Arifi.
Ndryshe, Daut Xhemajli, është zgjedhur kryetar i ri të shtunën, pas shumë përplasjeve në degën e PDK-së në Viti. Xhemajli nuk kishte kundër kandidatë derisa është distancuar nga qeverisja aktuale e Nexhmedin Arifit./rajonipress/

