Hidromorava

Mustafa: Liria u takon vetëm atyre që punojnë dhe luftojnë për të

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Liria u takon vetëm atyre që punojnë dhe luftojnë për të e kjo do të thotë se liria u takon vetëm atyre që atë e meritojnë. Ne e kemi merituar sepse kemi dhënë dëshmi nëpër shekuj se jemi të gatshëm të japim shumë për të. Këto dëshmi janë mijëra të përndjekur, të burgosur, të izoluar e margjinalizuar si dhe qindra e mijëra dëshmorë, invalidë e veteranë të luftës e të punës nëpër të gjitha kohët por sidomos në shekullin që e lamë pas gjatë periudhës së lavdishme të UÇK-së tha Qemajl Mustafa.

Delegacioni i Kuvendit Komunal i prirë nga Qemajl Mustafa së bashku edhe me partitë tjera politike, shoqatat e dëshmorëve, familjarët e dëshmorëve kanë bërë homazhe tek varrezat e qytetit për të nderuar në ditën e çlirimit të Gjilanit të gjithë ata që dhanë gjithçka që sot kjo ditë të festohet në mënyrë dinjitoze.

Gjithashtu për nder të ditës së çlirimit Asambleja Komunale ka mbajtur një seancë ku kanë marrë pjesë edhe figura të shquara të luftës së fundit.

Kreu i Komunës, Qemajl Mustafa duke folur për 15 qershorin tha se liria u takon vetëm atyre që punojnë dhe luftojnë për të e kjo do të thotë se liria u takon vetëm atyre që atë e meritojnë.“Ne e kemi merituar sepse kemi dhënë dëshmi nëpër shekuj se jemi të gatshëm të japim shumë për të. Këto dëshmi janë mijëra të përndjekur, të burgosur, të izoluar e margjinalizuar si dhe qindra e mijëra dëshmorë, invalidë e veteranë të luftës e të punës nëpër të gjitha kohët por sidomos në shekullin që e lamë pas gjatë periudhës së lavdishme të UÇK-së” tha Mustafa.

Mustafa tha se liria si fitore, si kualitet i veçantë i realitetit ofron mundësi të veçanta dhe të jashtëzakonshme për kombet dhe për qytetarët. “Natyrisht që kjo është kështu vetëm për ata që duan dhe që dinë këto mundësi t’i materializojnë. Në të kundërtën liria zvetënohet dhe bëhet pak e dobishme, stërkeqet dhe i mban peng qytetarët dhe kombet të cilëve u është dhënë si rast. Shembuj të tillë kemi patur dhe kemi ende në glob” tha Mustafa.

Mustafa tha se ne në Gjilan, e them me sinqeritet dhe me plotë përgjegjësi se i kemi bërë të gjitha përpjekjet që lirinë ta materializojmë me respekt dhe tolerancë ndaj njëri tjetrit, me respekt ndaj ligjit dhe rregullave të vendosura, me punë të mirë për ta avancuar demokracinë, infrastrukturën dhe ekonominë e komunës. Pra, konstatoj se jemi plotësisht në rrugë të mirë.

Uji Dea

Mustafa këtë toleranca e ka ilustruar me të arriturat e shumta në Gjilan.”Ne kemi ndërtuar klimë të shkëlqyeshme për punë në kuvendin e komunës dhe në sektorët e qeverisjes, si në administratë, në shëndetësi e në arsim. Siguria në komunë dhe në Anamoravë është përherë në rritje e sipër. Komuna jonë ofron ambient të mirë për investime . Falë kësaj klime dhe këtij përkushtimi të të gjithëve, ne sot japim shumë shërbime dhe i japim me kualitet të mirë në gjendjen civile, në urbanizëm, në kadastër, shërbime publike, në emergjencë, në sport e kulturë, në bujqësi e pylltari dhe në të gjithë sektorët e tjerë” tha Mustafa.

Mustafa tha se kemi investuar për këto 14 vite bashkë me të gjitha qeveritë e Republikës së Kosovës e sidomos me këto dy qeveritë e fundit shumë kilometra rrugë, shumë kilometra ujësjellës e kanalizime, shumë kilometra ndriçim publik, dhjetëra mijëra metra katrorë hapësirë të re shkollore, hapësira të gjelbëruara dhe humanizime të tjera nga më të ndryshmet.

Mustafa tha se po e bëjmë dhe do ta bëjmë këtë në vazhdimësi sepse përparimin e Gjilanit dhe zbukurimin e tij e kemi obligim. “E kemi obligim ndaj punës dhe veprës të të parëve tanë dhe dëshmorëve e sidomos e kemi obligim për rininë që po rritet e zhvillohet në liri dhe për gjeneratat që vijnë. Ka përparime të dukshme edhe në ekonomi dhe punësim e sidomos në agrikulturë, ndërtim, projektim, shërbime por edhe në prodhim”.

Kreu komunal tha se përparimet në komunë dhe rezultatet e mira do ti ndajmë bashkë me ju të gjithë ndërsa nëse ka ndodhur ndonjë ngecje apo eventualisht ndonjë dështim e marrim me përgjegjësi ne që jemi në qeverisje.

Kurse Izmi Zeka tha se për këto 14 vite kemi arritur shumë edhe pse nuk jemi të vetëdijshëm për këtë. “Sot po e përkujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe të UÇK-së e cila edhe solli lirinë. Kemi bërë mjaft por e kemi ende për të bërë si institucione e si Kuvend komunal. Ne jemi zëri i qytetarit dhe bashkërisht do të bëjmë më të mirën e mundshme për kombin edhe shtetin tonë” tha Zeka./rajonipress/

Mund të ju interesoj: