ARKATANA

Edhe fshatrat e Artanës dëmtohen nga breshëri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim ka vizituar vendet e goditura nga breshëri në territorin e Komunës së Novobërdës duke filluar nga fshatrat Llabjan dhe Koznic në drejtim të fshatrave tjera atë të Paralovës dhe një pjesë të Strazhës dhe sipas Sami Vllasaliut është kuptuar se dëmet janë të konsiderueshme.

Drejtori Sami Vllasaliu tha se pasi ka vizituar fshatrat ka kuptuar se këtë pjesë me të vërtet e kishte goditur një breshër jashtëzakonisht i madh i cili po thuajse kishte dëmtuar çdo gjë që kishte goditur, rrugët ishin të pa kalueshme nga sasia e të reshurave tha ai.

Drejtoria e SHPMSH duke parë gjendjen e krijuar në terren si bllokimin e disa rrugëve që lidhin lagjet e fshatit Llabjan me fshatrat për rreth angazhoj menjëherë njësitin e zjarrfikësve për të bërë pastrimin e rrugëve nga zhavorri i cili kishte bllokuar në tersi disa rrugë.

Po ashtu menjëherë u angazhuan edhe makineritë tjera private për të vepruar sa më shpejt në mënyrë që banoreve t’ju mundësohet lëvizja e lirë në këto kushte të vështira.

ARKATANA

Me angazhimin e përfaqësuesve të drejtorisë në afat prej tri orëve u bë debllokomi i të gjitha rrugëve në vendbanimet e goditura nga moti i keq.

Po ashtu edhe ditën e dytë Drejtoria sipas Vllasaliut ka vazhduar me angazhimet e saj duke përcjellur gjendjen dhe duke bërë vlerësimin e dëmeve në terren si atyre të rrugëve, kanaleve, objekteve të banimit dhe infrastrukturës tjetër përcjellëse.

Edhe më tutje kjo drejtori mbetet e angazhuar që banoreve t’ju dalë në ndihmë shtoj Vllasaliu./rajonipress/.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.