Eko Higjiena

Katër fshatra të Karadakut bëhen me sistem të ujit të pijshëm

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qemajl Mustafa, ambasadorja e Zvicrës Christina Marty dhe Ramadan Asllani nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik kanë inauguruar projektin e sistemit me furnizim të ujit të pijshëm për fshatrat Zhegër, Nasale, Lladovë dhe Budrikë e poshtme të Komunës së Gjilanit. Vlera e projektit arrin në mbi 400 mijë euro që është investim i përbashkët në mes të Qeverisë së Zvicrës, Komunës së Gjilanit dhe Qeverisë.

Katër fshatra të Karadakut të enjten kishin festë. Ata së bashku me zyrtarët lokal dhe qeveritar dhe ambasadoren e Zvicrës kanë inauguruar projektin e ujësjellësit që furnizon mbi 1000 familje të fshatrave Zhegër, Nasalë, Lladovë dhe Budrikë e Poshtme raporton rajonipress.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa duke folur para zhegranëve tha se ky është një projekt madhor dhe i rëndësishëm për komunitetin tuaj. Mustafa tha se projekti ka vlerë të madhe sepse është investim i përbashkët i Komunës së Gjilanit , Qeverisë së Zvicrës dhe zyrës së kryeministrit. “Qeveria e Zvicrës është e pranishme që nga pas lufta në Gjilan dhe ka ndihmuar e kontribuar shumë në infrastrukturën e ujësjellësit në tërë qytetin e Gjilanit”.

Mustafa tha se Gjilani me fshatrat e saj tashmë ka një shtrirje prej 90% të rrjetit të ujit.”Ne kemi investuar në Cërrnicë, në Livoq dhe do të investojmë edhe në të ardhmen në këtë sektor i cili është shumë i rëndësishëm. Megjithatë ky projekt duhet të ruhet e të paguhet sepse uji është burim themelor” tha Mustafa.

Mustafa u ka premtuar zhegranëve se ata shpejt do të mund të bëhen komunë , nëse me këtë çështje merret seriozisht Qeveria dhe nëse ka një studim të thuktë. “Zhegra tani me këto investime realisht është shndërruar në një qytezë e pse jo të mos bëhet edhe komunë , por paraprakisht duhet të ketë një analizë të mirë ekonomike”.

ARKATANA

Kurse ambasadorja e Zvicrrës , Christina Marty tha se ky investim yni e ndihmon jetën e banorëve të këtyre fshatrave dhe jam krenare që shteti im ka pasur mundësi të marrë pjesë në këtë investim.

Marty tha se Zvicra ka investuar në 73 fshatra të Kosovës ku ka rregulluar sistemin e ujit të pijshëm dhe do të vazhdojmë sërish ta përkrahim këtë sektor.

Edhe Ramadan Asllani zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik tha se Qeveria e Kosovës po përkrah dhe participon në projektet e dobishme e të cilat e ndryshojnë jetën e qytetarëve tanë.

Më pas Mustafa, Marty dhe Asllani kanë lëshuar sistemin e ujit në qarkullim duke pirë të parët nga një gotë ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.