Uji Dea

Të metat e pushtetarëve sa tragjike aq edhe komike

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Nuhi Ismajli – Përgjigje në shkrimin e Nuhi Nuhiut, me titull: “Zhurmuesi Nuhi Ismajli”, www.rajonipress.com, më 11 qershor 2013.

Pushteti aktual gjilanas, në mos për tjetër, bile sa i përket mënyrës së komunikimit me qytetarët, mund të lavdërohet për disponimin që ua krijon atyre. Letrat e tyre, të shkruara me një shqipe të mjerë, që dëshmojnë injorancën e paparë të pushtetarëve tanë, përpjekja për t’ua mëveshur të metat e veta të tjerëve dhe për t’i akuzuar etj., për qytetarët, sa janë tragjike, për atë se kush i udhëheq, janë po aq edhe komike, sa edhe në momentin më dëshpërues, nuk mund të të mos shqyejnë gazit.

Reagimi i Nuhi Nuhiut: “Zhurmuesi Nuhi Ismajli”, sigurisht, është një reagim i tillë që, qytetarëve gjilanas, do t’ua nxisë gazin për një kohë jo të shkurtër.

Pse mund të thuhet kështu?

Pse, Nuhi Nuhiu, vetë filloi të na përqeshte, por kur ne i treguam pasqyrën, ai u shikua në pasqyrë e nuk e pa veten siç është. Narcisi e pushtetari, Nuhi Nuhiu, që nuk e pa si duhet veten në pasqyrë, tha: “…u këqyra në pasqyre nuk isha ashtu siç më kishe përshkruar.”! Pra, pushtetari ynë shikohet në pasqyrë e nuk e shikon dot fytyrën e tij të vërtetë! Na thotë, pastaj, se atë, si e ka krijuar Zoti, nuk duhet të përqeshet: “Edhe pse zoti na ka krijuar me këtë pamjen fizike, fajtor nuk jemi pse kemi këtë pamje.” Posi! A vlen kjo veç për njerëzit, apo edhe për pushtetarët gjilanas, të tipit të Nuhi Nuhiut?! Si e paska të drejtën Nuhi Nuhiu të na përqeshë, kurse ne nuk paskemi të drejtë t’ia kthejmë me të njëjtën monedhë?!

Pse, Nuhi Nuhiu, nuk kupton asgjë nga ankimet e qytetarëve, kurse ankesat e tyre i quan “zhurmë” , ndërsa ata vetë “zhurmues”.

Pse, Nuhi Nuhiu pushtetar, gënjen faqe botës, me mburrje e pa asnjë ngurrim, si të ishte duke bërë një gjë shumë fisnike. P. sh., ndër të tjera, thotë:

1. “Pra nuk është e vërtet, se në drejtorin e buxhetit e financave t`i ke marr vërtetim, por ke dërguar në shkollë një certifikatë nga kadastri i cili asgjë nuk dëshmon. Ky është një dokument- certifikatë se nuk posedon paluejtshmeri në Gjilan” – kurse, unë, Nuhi Ismajli, sipas pushtetarëve gjilanas, qytetari “i pa adresë”, “ilegal”, “i padisiplinuar”, “papunëtor” e “shkelës i ligjit”, pas mjaft peripecive, si edhe shumë qytetarë të tjerë, mora hiç më pak se dy vërtetime për kryerjen e obligimeve tatimore, më 23 prill 2013, njërin nga të cilët, ndonjë ditë më vonë, ia dorëzova organizatës ku punoj.

Mobi Casa

2. “T`i nuk ke adresë të banimit, si e dëshmon t`i adresën tende. Me një fjalë t`i je ilegal në qytetin e Gjilanit” – kurse unë, Nuhi Ismajli, sipas pushtetarëve gjilanas, qytetari “pa adresë”, “ilegal”, “i padisiplinuar”, “shkelës i ligjit” e “papunëtor”, jam lindur në fshatin Terziaj të komunës së Gjilanit; jetoj në Gjilan, me pak ndërprerje, nga viti 1968; punoj si profesor i Letërsisë e Gjuhës Shqipe, qe gati katër dhjetëvjetësha; banoj në qendër të qytetit, në pronën time, të cilën e kam blerë me mjetet e mia personale dhe për këtë e kam dokumentin përkatës; jam banor I LIRË i qytetit, që më pëlqen të ec rrugëve të këtij qyteti, të rri në lokalet e ndryshme të tij e edhe në qendër, në hotelin “Kristal”, por që, sipas pushtetarëve “të dashur”, “humanistë”, “popullorë” gjilanas, konsiderohem e synohet të trajtohem: “i pa adresë”, “ilegal”, “qytetar i padisiplinuar”, “shkelës i ligjit”…

3. Nuk respekton ligjin dhe shfrytëzon të mirat e këtij vendi “pa punuar”, si një “ilegal”, “qytetar pa adresë”, “shkelës ligji”, “i padisiplinuar”, që flet kundër pushtetit etj. apo, cituar sipas pushtetarit, Nuhi Nuhiut: “Sa i përket asaj se t`i respekton ligjin, si nuk të vije turp ta thuash atë, kur t`i para se të merresh me çdo drejtori të komunës dhe ta harxhosh atë pak energji e forcë që e paska, ishte më mirë qe ta dorëzosh planin e punës në shkollën ku punon, edhe t`i mbash orët e kujdestarisë e te ju shpjegosh nxënësve lidhur me edukatën, kulturën,etj. Mirëpo këto nuk i bënë , nuk ke kohë për tu marrë me punët e tua, ke të drejtë si qytetar i pa adresë të merresh edhe me qeverisjen komunale vetëm atëherë kur respekton ligjin.

Pra pas kryerjes se obligimit ligjor për punën që e bënë në institucionin, për çka edhe merr pagë nga taksapaguesit e Republikës së Kosovës e jo të ndonjë shteti fqinjë… pasi nuk respekton ligjin e punës ” – kur unë, Nuhi Ismajli, kurrë nuk jam akuzuar, as dënuar për ndonjë vepër jonjerëzore dhe të dënueshme; kur unë, Nuhi Ismajli, nuk kam asnjë mungesë në vendin e punës dhe ku, askush , bash askush, dhe asnjëherë, me asnjë lloj standardi, nuk mund të më thotë se nuk punon sa duhet e si duhet; kur unë, Nuhi Ismajli, e zotëroj mirë profesionin tim e nuk jam një qyqar që dëshmoj punën e planin e punës me letra, siç kërkohet në një shoqëri të prapambetur, po me planin në kokë, si dëshmohet në çdo vend të përparuar; kur ndjej forcë e obligim të merrem edhe me brengat e qytetarëve e të metat e pushtetarëve injorantë e të pandërgjegjshëm. E të tjera. E të tjera.

Nuhi Nuhiu, një pushtetar tipik gjilanas, që punën në sektorin e tij e bën dobët dhe pa asnjë avancim modern, që flet publikisht, pa i disponuar as të dhënat elementare për ato që shkruan dhe që gënjen e përgojon qytetarët, nuk mund të mos shprehë edhe dëshirën e tij të sëmurë, sa qytetarët t’i trajtojë si “ilegal”, “të padisiplinuar” etj. dhe t’i hedhë edhe në gjyq. Për mua kjo nuk është çudi, as e panjohur. I njoh pushtetarët gjilanas, të tipit të Nuhi Nuhiut, “aftësitë” dhe lakmitë e sëmura të tyre. Ata kanë shkelë të drejtat e qytetarëve dhe, madje, kanë shkruar edhe vetë vendime në vend të gjyqit!

Pushtetarët gjilanas i kanë drejtorët e komisionet disiplinore dhe le të shkruajnë edhe vetë vendime gjyqësore me të cilat dënojnë qytetarët e pafajshëm dhe le t’i shkelin me forcën e pushtetit të drejtat qytetare! Le t’i dënojnë ata që po guxojnë të flasin kundër të metave të pushtetarëve “të dashur”, “humanistë”,“popullor” gjilanas! Le ta dënojnë edhe autorin e këtij shkrimi, i cili s’ua var fare torbën udhëheqësve injorantë, papunëtorë e të pafytyrë, sepse s’është frikësuar, as frikësohet dot, po reagon publikisht kundër të metave të tyre!

Sepse kështu e ndjen për obligim qytetar, e jo se do të bëjë zhurmë. Zhurmë bën tjetërkush, po pushteti gjilanas nuk ka vesh për të dëgjuar, as drejtori të aftë për ta luftuar. Mbase, shqisa e pushtetarëve tanë nuk dëgjon fare zhurmën, që dëmton rëndë trurin dhe zemrën e njeriut, po vetëm zhurmën që ua ngacmon karrigen!

Le të kërcënohet pushteti gjilanas, sa të dojë, dhe le ta dënojë sa të dojë edhe autorin e këtij shkrimi, i cili po flet e do të flasë haptazi gjithnjë, jo se është badihavxhi e po ka qejf, po pse kështu po na detyrojnë sjelljet dhe veprimet e pushtetarëve gjilanas, të cilët nuk po na durojnë dot si “qytetar pa adresë”, “ilegal”, “papunëtorë”, “të padisiplinuar”, “shkelës të ligjit”….!!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.