UBT

“Fortesa” dhe “Elita” kritikojnë pushtetet në Kamenicë e Viti

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – OJQ “Fortesa” në Kamenicë dhe OJQ “ELITA” në Viti, përmes një konference shtypi, të mbajtur të mërkurën, në Kamenicë, kanë publikuar raportin tre mujor të monitorimit të punës së Kuvendeve Komunale dhe ekzekutivit , në komunat Kamenicë dhe Viti.

Ky raport i monitorimit të punës së institucioneve komunale është përmbledhje e aktiviteteve që OJQ “Fortesa” dhe OJQ “EITA” i zhvillojnë në kuadër të projektit të mbështetur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) që ka të bëjë me angazhimin civil për transparencë në nivelin lokal, dhe që ka për qëllim, informimin e qytetarëve dhe OJQ-ve lokale mbi zhvillimet e qeverisjes lokale dhe punën e zyrtarëve të zgjedhur, ndërlidhjen e qytetarëve me zyrtarët e zgjedhur, nxitjen e pjesëmarrjen qytetare për zhvillimet lokale , avancimin e pushtetit legjislativ përmes konsultimit të qytetarëve në vendimmarrje.

Amir Jakupi, nga OJQ “Fortesa”, ka thënë se gjatë periudhës tre mujore të monitorimit të punës së Kuvendit Komunal dhe qeverisë lokale në Komunën e Kamenicës, janë vërejtur parregullsi si në punën e legjislativit ashtu edhe në punën e ekzekutivit komunal.

“Ekzekutivi dhe legjislativi në Komunën e Kamenicës, nuk kanë ndërmarrë veprime të nevojshme në përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, derisa kryetari i Komunës, ka qasje selektive ndaj organizatave të shoqërisë civile, kryetari i Komunës ka ndërprerë “Takimet me qytetarë”, që i ka realizuar në të kaluarën dy herë në javë, zyra e informimit nuk ofron informacion të mjaftueshëm e me kohë për qytetarët, është vërejtur rritje e shpenzimeve të buxhetit komunal për luks, mungon mbështetja për pacientët e rastet e rënda sociale si dhe procesi i zgjedhjeve për Këshillat Lokal, është përcjell me shkelje e parregullsi “, ka thënë Jakupi.

Ai ka theksuar se krahas këtyre parregullsive në punën e këtyre institucioneve ka të meta edhe në llogaridhënie pasi këshilltarët komunal pak e konsultojnë publikun para se të miratohen vendimet në Kuvendin Komunal.“Nuk merren parasysh kërkesat dhe interesat e qytetarëve në realizimin e projekteve kapitale “etj.

ARKATANA

“Fortesa”për evitimin e parregullsive dhe të gjeturave në legjislativin e komunës së Kamenicës i rekomandon këtyre institucioneve që në të ardhmen të angazhohen në promovimin e mekanizmave që sigurojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, kryetari i Komunës, të forcoj bashkëpunimin me të gjitha organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në Komunën e Kamenicës dhe që mos të ketë qasje selektive në aspektin e ndarjes së fondeve për OJQ-të, kryetari i Komunës duhet të vazhdoj t’i pres qytetarët në zyrën e tij së paku një herë gjatë javës për të t’i dëgjuar hallet e problemet e tyre, zyra e informimit t`i eliminoi vonesat në publikimin e njoftimeve dhe ngjarjeve që ndodhin në komunë”, ka thënë Jakupi.

Kurse Besarta Zuka, përfaqësuese e OJQ “ELITA” ka thënë se në komunën e Vitisë, si mangësi të punës së kuvendit Komunal dhe ekzekutivit janë vërejtur gjetjet që kanë të bëjnë me zbatimin e rregullores së punës së kuvendit si dhe në mos bashkëpunimin e duhur mes drejtorive komunale.”Kryesia e Kuvendit Komunal nuk bashkëpunon sa duhet me Zyrën e Informimit Publik për publikim të dokumenteve që kanë të bëjnë me Kuvendin Komunal, në veb sajtin zyrtar dhe në tabelat publike, Kuvendi Komunal nuk po e zbaton rregulloren e punës për sa i përket intervalit kohor të diskutimeve si të shefave të grupeve të këshilltarëve ashtu edhe të vetë këshilltarëve, Kuvendi Komunal nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për funksionalizimin e komisioneve jo obligative, para miratimit të vendimeve pos që nuk ka ndonjë konsultim me publikun , kuvendi nuk i konsulton sa duhet as ligjet në fuqi dhe kjo ndikon që me rekomandim të MAPL-së këto vendime të ri kthehen në kuvend.

Sipas Zukës ka pasur rritje të shpenzimeve në dreka zyrtare, derivate dhe mirëmbajtje të makinave si dhe drejtoria për planifikim urban dhe mjedis, në mungesë të bashkëpunimit të drejtorive tjera komunale, nuk po arrin ta zbatoi planin zhvillimor komunal dhe urban të komunës”.

Ajo ka theksuar se “ELITA” si organizatë monitoruese i sugjeron komunës së Vitisë që në të ardhmen të angazhohet më tepër në drejtim të asaj që kryesia e Kuvendit Komunal të njoftoi me kohë Zyrën e Informimit Publik për kohën e seancave, vendimet dhe rregulloret si dhe dokumentet tjera që dalin nga ky institucion, në mënyrë që ZIP të bëhet publikimi i tyre në ueb-faqen e komunës dhe në tabelat publike në lokalitete, kryesia e Kuvendit Komunal duhet ta zbatojë në përpikëri rregulloren e punës së kuvendit, si dhe ta zbatoi praktikën e nënshkrimit të këshilltarëve në fillim të seancës dhe në përfundim të saj, pasi kjo ndikon që këshilltarët mos ta lëshojnë seancën para përfundimit të saj, kryesia e Kuvendit Komunal, duhet të krijoi kushte teknike për punë të komisioneve jo obligative në mënyrë që ato të jenë funksionale, përgatitja e vendimeve dhe rregulloreve të Kuvendit Komunal duhet të shoqërohet me një konsultim paraprak me zyrën ligjore dhe duhet të konsultohen të gjitha ligjet mbi bazën e së cilave miratohet vendimi nga këshilltarët komunal”, është shprehur Zuka./rajonipress/

Mund të ju interesoj: