Surdulli takon kryetarët e këshillave të fshatrave të Kamenicës
Gjilan – Projekti LOGOS, në bashkëpunim me komunën e Kamenicës, ka organizuar punëtori një ditore me kryetarët e këshillave të fshatit. Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka uruar të gjithë kryetarët e këshillave të fshatit, duke thënë se puna e juaj është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin mes fshatrave apo edhe pjesëve të qytetit me komunën.
Kryetari Surdulli, gjatë këtij takimi ka prezantuar projektet infrastrukturore. Projektet që janë në realizim e sipër dhe ato që do të realizohen sipas tij janë: asfaltimi i rrugëve me pjesëmarrje të qytetarëve, mbushja e gropave, rregullimi i dritareve në shkollën fillore “ Fan S Noli”, trotuari në fshatin Hodonoc, meremetimi në shkollën fillore në Gjyrishec, kanalizimi në Shipashnicë të Epërme, fusha sportive në Kopërnicë, Krilevë, Dajkoc dhe Shipashnicë e Poshtme, rregullimi i kanalizimit në fshatin Busavatë, ndarja e buxhetit për informim dhe marketing, buxhet për grupin e grave dhe barazi gjinore, buxhet për OJQ, projekte për minoritete etj.
Mentor Rexhepi, zyrtar i projektit Logos, uroj të gjithë për mandatin dhe përgjegjësit që keni marrë si përfaqësues të fshatrave të juaja. “ Projekti Logos financohet nga mjetet e Qeverisë së Zvicrës, të dedikuara për mbështetjen e komunave të ndryshme të Kosovës. Njëra ndër komunat partnere të cilat Logos i ka mbështet është edhe komuna e Kamenicës, mirëpo, komuna e juaj do të mbështetet edhe më tutje ” tha ndër të tjera Rexhepi.
Avni Hoda, përgjegjës i zyrës ligjore ka paraqitur rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane.
Ai ndër të tjera tha se gjate vitit 2012, komuna në bashkëpunim me projektin e qeverisë zvicerane LOGOS, ka hartuar rregulloren për bashkëpunim me nivelin nën-komunal. Rregullorja është hartuar prej komisioneve të caktuara të komunave, Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Ligji për Vetëqeverisjen Lokale u siguron komunave me të drejtë të përcaktojnë marrëveshje me fshatrat për përmirësimin e shërbimeve komunale – Neni 34.
Ndërsa, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, ka paraqitur kriteret e propozuara për prioritizimin e investimeve kapitale. Për përcaktimin e listës së prioriteteve të investimet kapitale gjatë një viti apo më shumë viteve fiskale kërkohet shfrytëzimi i disa kritereve nga komuna dhe komuniteti që do ta bënin procesin e përzgjedhjes së projekteve më transparent, të drejte dhe gjithëpërfshirës.
“ Kriteret janë Plani Zhvillimor Komunal, Korniza afatmesme buxhetore, Prioritetet dhe politikat komunale (përfshirë prioritetet e sektorëve), shkalla e inkasimit te tatimit ne prone ne zonat e caktuara te komunës, numri i përfituesve” ka thënë Hashani.
Ndërkaq, drejtori i drejtorisë së Administratës së Përgjithshme Enver Ajvazi, ka prezantuar Planin Zhvillimor Komunal, Dokument për zhvillimin afatgjatë të komunës dhe fshatrave (10+), kërkesë ligjore si pjesë e Planit Hapësinor të Kosovës, bëhet dokument ligjor për komunën. Kusht për tërheqjen e investimeve kapitale nga niveli qendror dhe donatorët e huaj, kusht për tërheqjen e investimeve të huaja, të ndihmojë që zhvillimet afatgjata të jenë të planifikuara, planifikimet buxhetore vjetore dhe 3 vjeçare, Zhvillimet ekonomike, Infrastruktura, Mjedisi, etj.
Teuta Kastrati, Zyrtare për Barazi Gjinore, ka paraqitur buxhetimin e përgjegjshëm gjinor. Përfshirja e grave në konsultime, të sigurohet që prioritetet e grave janë të përfshira në planifikim, përfshirja e prioriteteve të grave dhe masat që promovojnë barazinë gjinore në buxhete dhe shmangja e aktiviteteve që nxisin pabarazinë gjinore
Të sigurohet që plani është zbatuar në dobi të dy palëve, burrave dhe grave. Si është shpenzuar buxheti në të vërtetë dhe kush ka përfituar etj.
Fatime Rrahmani, ka thënë se në komunën e Kamenicës procesi i zgjedhjeve të Kryetarëve të Këshillave të fshatit ka ecën mbarë./rajonipress/


