ARKATANA

Artana me plan operativ për pritjen e mërgimtarëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komandanti i stacionit policor në Artanë Shukri Aliu ka thënë se tashmë është bërë plani operativ nga ana e policisë për sezonin verore, meqë tani ka një fluks të bashkatdhetarëve tanë derisa si polici kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe parapërgatitjet për planet tona operative për sezonin veror duke u nisur nga manifestimet e ndryshme, dasma etj.

Anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ( KKSB ) në Artanë e kanë vlerësuar situatën si të qetë dhe stabile.

Në këtë takim të pranishëm ishin anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, OSBE-së, KFOR-it, FSK-ja, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësuesit e EULEX-it.

Takimin e ka udhëhequr nënkryetari i komunës Driton Abdyli derisa për gjendjen e sigurisë në këtë komunë ka folur komandanti i Policisë së Novobërdës, Shukri Aliu.

Uji Dea

Shukri Aliu tha se sa i përket gjendjes së sigurisë në Komunën e Novobërdës mund të them që është jashtëzakonisht e qetë. “Nga takimi i fundit deri më sot nuk kemi pasur asnjë konflikt apo rast ndëretnik, gjendjen e sigurisë në teren e kemi mjaftë të mirë , ku nga takimi i fundit nuk kemi pasur ndonjë rast të rëndësisë së veçantë. Të gjitha rastet janë të natyrës normale” ka thënë Aliu.

Aliu tha se gjendja në trafik është mjaft e mirë sepse ka pasur vetëm dy raste të aksidenteve të trafikut me dëme të vogla materiale.

Aliu ka thënë se tashmë është bërë plani operativ nga ana e policisë për sezonin veror, meqë tani ka një fluks të bashkatdhetarëve tanë derisa si polici kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe parapërgatitjet për planet tona operative për sezonin veror duke u nisur nga manifestimet e ndryshme, dasma etj, u shpreh Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.