Eko Higjiena

VV: Jepjani kompleksit të shkollave e mos e privatizoni?

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ne sot kemi një kërkesë shumë të qartë dhe të thjeshtë, por shumë të rëndësishme për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtorinë e arsimit në Gjilan. Ne sot po i bëjmë thirrje dy institucioneve të vendit, komunës së Gjilanit dhe Agjensionit Kosovar të Privatizimit ka thënë Shkodran Ramadani aktivist i VV në Gjilan.

Sipas Ramadanit kërkesa për AKP-në, është kërkesa që ky objekt ish Agjensionit Pyjor, t’i bartet komunës, gjegjësisht të shërbejë për nevojat e shkollave. “Ne e dimë se ky objekt dhe pronë është brenda kompleksit të shumicës së shkollave të mesme në Gjilan, vendtakimi kryesor i mësimdhënësve dhe nxënësve. Ne e dimë se numri i nxënësve në këtë kompleks kalon në mijëra dhe po ashtu edhe ky numri i personelit arsimor. Këtu pranë këtij objekti, është edhe objekti i gjimnazit të ri, por që nuk ka fare hapësirë të mjaftueshme. Prandaj, pasi që Agjensioni Pyjor është zhvendosur me objekt nga këtu, ne kërkojmë që të mos administrohet nga AKP-ja dhe të ketë nevojë për roje sigurimi, por këtë t’ia bartë komunës” ka thënë Ramadani.

Ramadani i ka përkujtuar pushtetarët se me nenin 12 të ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës thuhet: “E drejta e Komunës ne kthimin e një pjesë të tokës të menaxhuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Komunat kanë të drejtë për interes publik, kthimin e pronës së paluajtshme që përfshinë tokat e ish-Ndërmarrjeve Shoqërore të cilat janë në territorin e Komunës dhe tani administrohen dhe menaxhohen nga AKP-ja…

Hidromorava

Po ashtu, kërkesa tjetër, është kërkesë drejtuar komunës së Gjilanit, e cila në përputhje me Ligjet në fuqi, të fillojë sa më shpejtë procedurat, mos ta lejojnë privatizimin e këtij objekti dhe të mos bëhet administrimi nga AKP-ja, në mënyrë që të zgjerohet hapësira aq e ngushtë e kompleksit të shkollave. Nuk ka mësim cilësor pa hapësirë të mjaftueshme. Shkollat nuk guxojnë të kenë oborrin më të shëmtuar dhe më të ngushtë sesa objektet e burgjeve. Kompleksi i shkollave në Gjilan është kompleksi më i lënë anash dhe kjo po i kushton mësimdhënësve, personelit arsimor dhe të gjithë qytetit.

Ramadani tha se ky aksion protestues, ka për qëllim të vetëm: zgjerimin dhe lirimin e hapësirës së kompleksit të shkollave dhe ndaljen e privatizimit pas administrimit të AKP-të, të këtij objekti të braktisur të ish Agjensionit Pyjor. Le t’ia japin shkollave! Mos ta privatizojnë, shesin apo të ketë më vonë nevojë për shpronësim! Le të bëhen të gjitha përpjekjet që ky objekt t’i takojë kompleksit të shkollave. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: