United Hospital

Kryetarët e fshatrave të Vitisë njihen me projektet në infrastrukturë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të kryetarëve të fshatrave në Viti është mbajtur një takim i përbashkët në mes të përfaqësuesve Komunal dhe kryetarëve të lokaliteteve të cilat janë zgjedhur gjatë këtij viti me një mandat 4 vjeçar.

Gjatë këtij takimi kryetarët e fshatrave dhe të qytetit janë njoftuar mbi rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Vitisë.

Ky takim është mbajtur me mbështetjen e projektit Zvicër Kosovë Helvetas që implementohet nga projekti LOGOS, gjatë këtij takimi kanë marrë pjesë përfaqësues Komunal Abdyl Bajrami i cili ka folur për rregulloren për bashkëpunimin e këshillave lokale me Komunën, ndërsa Islam Jashari Drejtor për Ekonomi Financa dhe Zhvillim ka folur për çështjet që lidhën drejtpërdrejtë me projektet infrastrukturore, si monitorimi i procedurave të tenderimit, monitorimi i realizimi të projekteve si dhe të drejtat e këshillit të fshatit.

ARKATANA

Ndërsa Drejtori për Urbanizëm Planifikim dhe Mjedis Metush Bajrami ka folur për rolin e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave dhe qytetit në monitorimin e zbatimit të Planit Zhvillimor Komunal.

Gjatë këtij takimi edhe Zyrtari për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun ka bërë një prezantim lidhur përfshirjen e këtyre përfaqësuesve në fazën e planifikimit të buxhetit komunal , konkretisht në investimet kapitale dhe atë përmes pjesëmarrjes së tyre në diskutimet publike dhe debatet e rregullta me qytetarë. Poashtu gjatë këtij takimi ata janë njoftuar edhe për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.