Mobi Casa

Varrmihësit kujdestar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Refik dhe Rexhep Halimi kanë një profesion jo të këndshëm. Ata çdo ditë hapin nga 3 e 4 varre në ditë dhe jetojnë në një barakë ku edhe shpesh kujdestarojnë. Thonë se punën e bëjnë nga zori e jo nga qejfi.

Kryejnë një punë të rëndë dhe të sikletshme, por me gjasë ata janë mësuar tani që të jenë pjesë e përditshmërisë të riteve fetare dhe të lutjeve të përditshme. Kohën më të madhe e kalojën në mesin e të vdekurve derisa hapin varre.

Refik dhe Rexhep Halimi janë dy punëtorë që profesion e kanë varrëmihjen. Hapin nga 3 e 4 varre në ditë. Paguhen vetëm nga 250 euro në muaj që i marrin nga Bashkësia Islame e Gjilanit.

KKVITI

Refik Halimi thotë për rajonipress se edhe pse puna është e rëndë ata janë mësuar tashmë me këtë profesion.”E bëjmë nga zori sepse i mbajmë familjet tona. I marrim nga 250 euro në muaj dhe në këtë shumë nuk paguhet ushqimi ditor që e marrim nga shtëpitë tona”.

Refiki thotë se tërë ditën e kalon në varrezat e qytetit në Gjilan. “Kushtet këtu janë të rënda sepse jetojmë në një barakë të ngushtë ku nuk ka as ujë as rrymë. Familjarët që vijnë këtu për të hapur varret janë solidar dhe shpesh na ndihmojnë” shprehet Refik Halimi.

Ndryshe edhe Refiki edhe Rexhepi thanë se vendi i varrezave në Gjilan po vije duke u zvogëluar. Në punën e tyre ata ndihmohen edhe nga katër koleg të tjerë të cilët i mirëmbajnë varret dhe kujdestarojnë edhe natën./rajonipress/

Mund të ju interesoj: