ARKATANA

Bujupi- AAK do të dali fituese e zgjedhjeve lokale edhe në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Donika Kada Bujupi tha se Rexhep Kadriu ka dëshmuar meritat e tij nëpërmjet fushatës, e cila është revolucion sa i përket Kosovës, mirëpo ka kërkuar më shumë angazhim se çdo herë tjetër edhe nga gratë e Aleancës, që së bashku të dalim fitues në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Aleanca e Gruas në Gjilan, sot priti një delegacion të AGK-së në nivel qendror, e udhëhequr nga kryetarja e AGK-së Donika Kada – Bujupi raporton rajonipress.

Ndryshe Aleanca e Gruas në Gjilan, sot themeloi nëndegën e parë të gruas, në fshatin Llashticë. Në themelimin e kësaj dege, përpos strukturës së AGK-së në Gjilan të kryesuar nga Ajtene Shahiqi, morri pjesë edhe një delegacion i AGK-së, kryesuar nga Donika Kada Bujupi.

Donika Kada Bujupi, përshëndeti themelimin e kësaj dege, duke thënë se tani është koha kur duhet angazhuar dhe dhënë kontribut të veçantë. Ajo tha se me kthimin e liderit Ramush Haradinaj, janë kaluar të gjitha sfidat që i kishte AAK-ja dhe tani roli i gruas është qenësorë dhe shumë i rëndësishëm për vizionin demokratik të AAK-së në shërbim të qytetarëve.

Donika Kada-Bujupi, u bëri thirrje grave që të shfrytëzojnë aftësitë dhe ndikimin e tyre, në përkrahje të fushatës së kryetarit Rexhep Kadriu, për kryetar të komunës.

Uji Dea

Ajo tha se tashmë, kryetari Kadriu ka dëshmuar meritat e tij nëpërmjet fushatës, e cila është revolucion sa i përket Kosovës, mirëpo ka kërkuar më shumë angazhim se çdo herë tjetër edhe nga gratë e Aleancës, që së bashku të dalim fitues në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Në këtë takim, në të cilin prezent ishte edhe kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, u tha se Aleanca dita ditës po rritet, prandaj edhe po shtohet nevoja për themelimin e më shumë nëndegëve.

Ai u premtoi përkrahje maksimale AGK-së, duke thënë se ka respekt të veçantë për angazhimin që gratë e Aleancës kanë dhënë gjatë proceseve të ndryshme politike.

Kryetare e kësaj nëndege u zgjodh Zejnepe Ramushi, ndërsa u premtua përkrahje dhe angazhim maksimal, në kandidimin e Rexhep Kadriut për kryetar të komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: