ARKATANA

Kundërshtojnë KEK-un, nuk e dorëzojnë trafon

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lagja “Arbëria” në Gjilan që përfshinë mbi 400 shtëpi ka reaguar ashpër ndaj veprimit të KEK-ut për ta marrë trafon e vendosur në këtë lagje. Vebih Berisha banor tha se trafoja është donacion i huaj dhe nuk do të lejohet të merret dhunshëm nga KEK-u.

Banorët e lagjes “Arbëria” në Gjilan kanë reaguar shpejt të enjten derisa punëtorët e KEK-ut po bënin përpjekje që ta marrin trafon nga kjo lagje. Qindra qytetarë janë tubuar në mbrojtje të trafosë së tyre e cila sipas banorëve është dhënë donacion nga organizatat e huaja dhe nuk është pronë e KEK-ut.

Vebih Berisha banorë tha për rajonipress se nuk e kanë ndërmend ta lejojnë KEK-un që ta plaçkit trafon.”Ne kemi paguar mbi 10 mijë marka gjermane për vendin ku tani ndodhet trafoja dhe kjo trafo është e 1000 KV ndërsa KEK-u e ka sjellur një të 530 KV që është dallim shumë i madh” tha Berisha.

United Hospital

Edhe Bejtullah Zymberi banor është i befasuar me mënyrën se si KEK-u tenton të marrë trafot që janë të vendosura në lagjet e mëdha.”KEK-u edhe ashtu po na plaçkit në fatura, tash po dëshiron që tinëzisht të marrë trafon. Kjo nuk do të tolerohet dhe ne do ta mbrojmë trafon me çdo çmim” tha i revoltuar ky banorë.

Kurse Ramadan Ahmeti drejtor i njësisë së KEK-ut në Gjilan tha për rajonipress se KEK-u vetëm po zëvendëson trafot. “Aty ku ka nevojë për fuqi më të madhe po i zëvendësojmë dhe nuk po bëjmë kurrfarë rrotullimi tjetër. Krejt kjo është në interes të konsumatorëve sepse humbjet janë më të pakta” tha Ahmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.