United Hospital

Muçibaba mbetet në terr

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Fshati Muçibab sipas Idriz Rexhepit është shkëputur nga rryma për shkak të borxheve që kanë 10 familjet e mbetura atje. Rexhepi apelon te KEK-u dhe institucionet komunale që të kenë mirëkuptim për banorët e brezit kufitar.

KEK-u nuk i ka kursyer familjet e brezit kufitarë. Një aksion i KEK-ut ka lënë në terr mbi 10 familje të këtij fshati. Banorët e brezit kufitarë nuk e mohojnë borxhin që kanë ndaj KEK-ut , por thonë se ata e kanë të vështirë të paguajnë shpenzimet e KEK-ut.

Idriz Rexhepi banor i pakët në Muçibab tha për rajonipress se mbi 10 familje janë një kohë të gjatë në terr. “Atyre u është ndërprerë rryma sepse kanë borxhe dikush nga 400 e deri në 500 euro. Por ato familje nuk e kontestojnë borxhin, por kërkojnë mirëkuptim nga Qeveria ose Komuna e Gjilanit që të kenë mirëkuptim për familjet e brezit kufitarë” tha Rexhepi.

Fundamenti

Rexhepi tha se nëse edhe rryma elektrike u mungon këtyre familjeve që kanë vendosur të jetojnë afër kufirit me Serbinë atëherë atyre nuk u mbetet gjë tjetër pos ta braktisin vendlindjen.

Por , Ramadan Ahmeti drejtor në njësinë e KEK-ut në Gjilan tha se ato familje në Muçibab janë shkyçur për shkak të borxhit që kanë.”Neve na vije keq që ato familje jetojnë me ndihma sociale, por KEK-u nuk është organizatë humanitare dhe nuk mund t`i falë borxhet. Ndoshta Qeveria apo institucionet tjera duhet të mendojnë për formën e ndihmës që mund tu bëjnë këtyre banorëve, por jo KEK-u” tha Ahmeti.

Idriz Rexhepi ndërkaq thotë se shumica e familjeve të mbetura në Muçibab, Borincë e Lipovicë jetojnë nga ndihmat sociale. Këto familje disa herë kanë kërkuar ndihma sidomos në fushën e bujqësisë dhe rregullim të infrastrukturës si formë e vetme për të parandaluar shpërnguljen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.